I dashuri virtual e përdhunon ditën e parë të takimit. Viktimë e kësaj ngjarjeje është një e mitur, 15 vjeçe, e cila pasi ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit në shkollën “Miti Zoi Zaka”, ka vendosur të takohet me 31-vjeçarin, Sh.P., nga fshati Xeng i Divjakës.
Ata ishin njohur nëpërmjet “Facebook”- ut dhe flisnin prej disa kohësh më njëri-tjetrin. Kërkesa e të riut për ta takuar vajzën, nxënëse në klasën e tetë, e ka joshur këtë të fundit. Ngjarja është zbuluar vetëm në ditët e fundit, kur e mitura, në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike, ka humbur përqendrimin në mësime dhe gjendja e saj ka shkuar deri në atë pikë sa asaj i ka rënë të fikët disa herë në klasë.