Gjykata e Tiranës ka lënë ditën e sotme në burg dy kokat e trafikut të armëve dhe municioneve luftarake që u arrestuan dje në një operacion madhor nga Policia.
Ata janë Adil Mersinllari, 42 vjeç dhe Bledar Muçollari 32 vjeç. Ata akuzohen për trafik të armëve brenda dhe jashtë shtetit.
Bashkë me ta, u shoqëruan në total 16 persona. Policia kishte kohë që i gjurmonte trafikantët e armëve që u kapën me 23 predha granata-hedhëse, 2 mitraloza, 3 murtaja, 216 karikatorë dhe 1640 fishekë.
U desh të infiltrohej një agjent i Policisë që të zbulohej grupi i trafikantëve. “Panorama Online” sjellë edhe foton e dy trafikantëve që kanë mbetur në burg ditën e sotme me vendim gjykate.