Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NYT: Si u shndërrua Kosova pro-amerikane në tokë pjellore të ISIS-it?

2016/05/22 at 9:29 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
NYT: Si u shndërrua Kosova pro-amerikane në tokë pjellore të ISIS-it?

“Çdo të premte, pak kilometra nga statuja e Bill Klintonit, që ka ngritur krahët duke përshëndetur, qindra të rinj me mjekra gjunjëzohen në trotuar, për t’u falur jashtë një xhamie të improvizuar, në ndërtesën e dikurshme të një magazine mobiljesh”. Me këtë fjali nis një shkrimi i New York Times mbi radikalizimin fetar në Kosovë, nën ndikimin e financimeve që vijnë nga Arabia Saudite. Të dhënat dhe dëshmitë sjellin një shoqëri të rrezikuar nga radikalët islamikë. Gazetarja Karlota Gall kujton se pak kohë më pare, kosovarët ishin një nga popujt më pro-amerikanë në botë.


“Që nga ajo kohë – edhe nën sytë e zyrtarëve amerikanë – paratë dhe influenca e Arabisë Saudite e kanë transformuar këtë vend, dikur një shoqëri myslimane tolerante, në një burim të ekstremizmit islamik dhe një rrugëkalim për xhihadistët.

Kosova gjendet sot njësoj si pjesa tjetër e Evropës, e kërcënuar nga Islami radikal. Në dy vitet e fundit policia identifikoi 314 kosovarë – mes të cilëve dy kamikazë, 44 gra dhe 28 fëmijë – që i janë bashkuar Shtetit Islamik, numri më i lartë për frymë popullsie në Evropë”.

Sipas New York Times, ata në fillim u indoktrinuan dhe më pas u rekrutuan nga klerikët ekstremistë dhe shoqatat e financuara nga Arabia Saudite, që vepruan përmes fondacioneve bamirëse, individë privatë apo deri struktura të shtetit arab.

“Ata promovuan Islamin politik”, citohet Fatos Makolli, drejtor i Antiterrorit të Kosovës. “Ata shpenzuan shumë para me programe të ndryshme, kryesisht me të rinjtë apo njerëz vulnerabil, dhe sollën fillimisht literaturë vehabiste dhe salafiste”.

Në dy vjet hetime, 67 vetë janë vënë para drejtësisë, 14 imamë janë arrestuar dhe 19 organizata janë mbyllur, transmeton Lapsi.al. Sot në Kosovë janë 800 xhami, 240 prej tyre të ndërtuara pas luftës dhe janë pikërisht shumica prej tyre që ndihmojnë në indoktrinimin e një brezi të ri të vehabistëve.

“Disa vajza refuzojnë të shtrëngojnë duart ose të flasin me kushërinjtë e tyre meshkuj. Disa djem kanë shkuar për xhihad. Vullnetarët fetare kanë kërcënuar, ose edhe kryer akte dhune ndaj akademikëve, gazetarëve apo politikanëve.

“Në disa raste, ndërtesa qindra vjeçare janë shembur, përfshirë një bibliotekë historike në Gjakovë, apo një xhami 400-vjeçare, ashtu si tempuj, varre apo manastire të dervishëve, të gjitha të konsideruara si “idhujtari” nga mësimet vehabiste.”

“Erdhën në emër të ndihmës”, thotë Enver Rexhepi, një imam i moderuar për New York Times.

Rexhepi nga Gjilani tregon një ngjarje të vitit 2004 kur u kërcënua nga një i ri vehabist, Zekeria Qazimi, një ish-student i Medresesë. Brenda në xhami, Rexhepi kishte shpalosur prej kohësh një flamur shqiptar. Shqiponja me dy koka në flamurin kuqezi ishte edhe simboli i luftës çlirimtare të Kosovës.

Por, fundamentalistët e konsiderojnë “idhujtari” vizatimin e çdo qenieje të gjallë. Zekeria Qazimi e kishte shkulur flamurin dhe e kishte hedhur poshtë. Enver Rexhepi e kishte varur përsëri në mur.

“Nuk do të zgjasë shumë kjo”, kishte thënë Qazimi.

Disa ditë më pas, Enver Rexhepi ishte rrahur nga persona të maskuar në pyjet mbi Gjilan. Në të njëjtat pyje, Qazimi ishte kapur nga Policia disa vite më vonë. Ai u arrestua pas hetimeve të policisë kosovare për dy sulmet kamikaze në Irak dhe Turqi. Këtë të premte ai u dënua me 10 vite burg për nxitje të urrejtjes dhe për rekrutimin në organizata terroriste.

Për shumë familje të ndara në Kosovë mund të jetë shumë vonë shkruan NY Times.

Albert Berisha, një nga studentët më të mirë të shkencave politikë, thotë se u largua nga Kosova për të ndihmuar sirianët, për vetëm tre javë. Kur u kthye u dënua me tre vite e gjysmë burg, por thotë se nuk mori pjesë në luftime.

Ismet Sakiqi, një zyrtar i kryeministrisë dhe ish-luftëtar i UÇK-së, u trondit kur mori vesh se djali i tij 22 vjeç, Visari, një student i jurisprudencës, u arrestua ndërsa udhëtonte drejt Sirisë, bashkë me të fejuarën. Ai tani shkon ta vizitojë djalin në të njëjtin burg, ku dikur atë e mbanin të burgosur serbët.

Në Busavatë, në një fshat në lindje të Kosovës, Shemsi Maliqi, një burrë i moshuar, ende nuk e ka kuptuar çfarë ndodhi me familjen e tij. Një nga djemtë e tij, Alejhimi 27 vjeç, iku bashkë me familjen në ISIS. Asnjëherë nuk u kuptua se si u radikalizua. Dy vite më parë i kërkoi ndihmë të atit për të studiuar në Egjipt. Maliqi ende shpreson se i biri studion në Egjipt, por antiterrori i Kosovës e ka shpallur në kërkim.

“Më mirë të më vijë i vdekur, sesa i gjallë”, thotë ai. “Unë e dërgova në shkollë, jo në luftë. Shita lopën time për të”.

Alejhimi ishte martuar me një grua nga një fshat aty pranë. Ajo ishte aq konservative saqë mbulohej e gjitha, deri tek sytë. Ajo refuzonte të shtrëngonte duart edhe me kunatin e saj. Nëna e saj refuzoi të intervistohej.

“Ajo bëri atë që duhej dhe ndoqi burrin e saj në Siri”, tha ajo.

Fshehtas, Alejhimi tërhoqi edhe tre të tjerë – motrën e tij, shokun e tij të ngushtë i martuar me motrën e tij dhe motrën e gruas së tij – që e ndoqën në Siri. Ata janë kthyer tashmë, por mbeten të ndarë nga pjesa tjetër e familjes. Xhaxhai i Alejhimit, Fehmi Maliqi, njësoj si pjesa tjetër e familjes është i tronditur.

“Kjo është një katastrofë”, tha ai për gazetaren e NY Times. /Lapsi

 



Ju sugjerojmë

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
Aktualitet

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

10 Maj, 2025 5:33 pm
Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Para
E pabesueshme/ Shqiptarët e Turqisë në kërkim të rrënjëve në Shqipëri

E pabesueshme/ Shqiptarët e Turqisë në kërkim të rrënjëve në Shqipëri

Rrugëtimi në “Francë 2016”, ja axhenda zyrtare e kombëtares shqiptare

Shqipëria në Euro 2016, jashtë Salihi, në Francë shkon Rashica

Varësia nga interneti i bën dëm trurit si droga dhe alkooli

Varësia nga interneti i bën dëm trurit si droga dhe alkooli

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
10 Maj, 2025

Fillimi i këtij viti ka qenë i vrullshëm për tregun e pasurive të paluajtshme, veçanërisht për shkak të rritjes së...

Lexo më shumë

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
10 Maj, 2025

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte...

Lexo më shumë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
10 Maj, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Durrësit. Raportohet se një autobus i...

Lexo më shumë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
10 Maj, 2025

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com