Punëtorët janë më produktiv dhe kanë shëndet më të mirë nëse punojnë gjashtë orë në ditë, sipas një studimi të bërë në Suedi.
The Independent shkruan se stafi në një shtëpi pleqsh “Svartedalens” në Gothenbrug ka marrë pjesë në një testim të kontrolluar të 30 orëve punë në javë, një pjesë e të cilit u publikuar në prill duke treguar se stafi ishin më produktiv dhe energjetik – si dhe me pacientet në shtëpinë e pleqeve të cilët raportuan se kanë parë përmirësim në kujdesin e tyre, transmeton Gazeta Express.
Disa politikanë në Gotgenburg e kanë mbështetur sugjerimin për ditë më të shkurta pune, të cilët dëshirojnë që kjo ide të përdoret edhe jashtë qytetit të tyre, madje në tërë vendin.
Daniel Bernmar, lider i partisë Majtiste në Këshillin e Qytetit Gothenburg, përgjegjës i studimit, tha për New York Times: “Që 40 vite punojmë 40 orë në javë, prandaj tani po shohim një shoqëri që rrezikon ta lerë punën për shkak të sëmundjes dhe me pensionime të parakohshme.