Rruga në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit është bllokuar për më shumë se 1 orë.
Denoncimin e bën një qyteter te faqja #NismaThurrje. Ai thotë se autoritetet u kanë thënë që bllokimi është bërë pasi pritet të kalojnë dy personalitete qeveritare.
“Nisma ju lutem publikojeni. Kemi 1 ore e gjysem ne rradhe ne Muriqan dhe nuk leviz asnje makine. Thone qe po kalojne dy personalitete qeveritare dhe nuk bejne asnje veprim. Cfare kusuri kemi ne qe do kalojne qeveritaret? Mire qe i mbajme ne kurriz keta qeveritare me taksa e salltanete po na duhet te presim edhe si qener ne rradhe per madherine e tyre. Ku ndodh kjo???”, përfundon mesazhi i qytetarit.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/thurje/videos/451927041683136/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]