Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gardisti me armë në QSUT, mjeku e padit për kanosje

2016/05/20 at 10:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gardisti me armë në QSUT, mjeku e padit për kanosje

Një efektiv i Gardës së Republikës u përfshi në një incident në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”, ku u paraqit me pistoletë në brez, edhe pse jashtë orarit të shërbimit.


Madje ai u denoncua për kanosje nga mjeku 31-vjeçar, Besmir K., i cili lajmëroi në sallën operative të Policisë së Tiranës, sapo konstatoi armën në brezin e “pacientit”. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:25 të së hënës, në kohën kur gardisti Istref Q., 35 vjeç, u paraqit në Urgjencë për të marrë mjekim, pasi nuk ndihej mirë.

Burimet thanë se simptomat e tij ishin të ngjashme me ato të helmimit nga ushqimi, por nuk u përcaktua nëse ai mund të ishte edhe në gjendje të dehur. Kjo pasi, në momentin që u ndodhi incidenti në spital, efektivi i Gardës u lejua të merrte vetëm serumin dhe më pas u shoqërua për të dhënë shpjegime në Komisariatin nr.4. Sipas disa dëshmitarëve, incidenti ka qenë i dhunshëm, madje efektivi ka nxjerrë edhe armën nga brezi, duke qëlluar në ajër.

Por ky fakt nuk u konfirmua nga asnjë prej personelit të Urgjencës së QSUT dhe as nga rojet e sigurisë. Nga ana tjetër, vetë mjeku, që lajmëroi Policinë për ngjarjen, nuk pranoi të komentonte atë që kishte ndodhur.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se menjëherë pas ngjarjes ka nisur procedimi penal ndaj gardistit 35-vjeçar, me akuzën e kanosjes dhe materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurori. Ndërsa mësohet se përveç lajmërimit në sallën operative, mjeku dhe asnjë nga personeli i spitalit nuk ka bërë kallëzim me shkrim për ngjarjen.

HETIMI

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, rreth orës 17:25 të së hënës, Policia është lajmëruar nga personeli i sigurisë së Urgjencës së Spitalit “Nënë Tereza”, se një person i armatosur, që mund të ishte punonjës Policie, po kanoste mjekun Besmir K.

Menjëherë pas kësaj telefonate, shërbimet e Komisariatit nr.4 kanë shkuar në vendin ku u dha lajmërimi, duke kryer verifikimet e nevojshme. Burimet thanë se personi që ishte i armatosur ishte punonjës i Gardës së Republikës, Istref Q., 35 vjeç. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ai nuk ishte në shërbim në atë moment, por ishte paraqitur në Urgjencë për të marrë një serum, pasi kishte shqetësime.

Ai është shoqëruar në Komisariatin nr.4 për të dhënë shpjegime rreth incidentit për të cilin ishte denoncuar. Ndërsa edhe mjeku, Besmir K., është paraqitur për të dhënë dëshminë e tij në rajonin e Policisë, ku ka pasur edhe një ballafaqim me të dyshuarin. Burimet thanë se nga sqarimi që është kryer në Polici, mjeku ka pohuar se është ndjerë i kërcënuar që në momentin që i ka parë pacientit armën në brez.

Sipas tij, pistoleta ishte në një vend të dukshëm dhe ndihej i rrezikuar, nisur edhe nga sjellja e pacientit, i cili kishte shkaktuar rrëmujë. Të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe disa dëshmitarë, pjesë e personelit të spitalit, që kanë qenë të pranishëm në momentin e incidentit./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
Bota

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

18 Qershor, 2025 9:18 am
Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
Aktualitet

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

18 Qershor, 2025 9:11 am
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Merz: Irani është një regjim terrori

18 Qershor, 2025 8:45 am
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 Qershor, 2025 8:39 am
Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
Bota

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

18 Qershor, 2025 8:32 am
Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

18 Qershor, 2025 8:26 am
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

18 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Para
Befason Angelina Jolie/ Ja çfarë tha për fenë Islame

Befason Angelina Jolie/ Ja çfarë tha për fenë Islame

Del lumi në Gjirokastër, merr para një ambulancë me 4 persona

Del lumi në Gjirokastër, merr para një ambulancë me 4 persona

Imazhet që po trondisin internetin

Imazhet që po trondisin internetin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
18 Qershor, 2025

Dekadat e fundit, Irani ka ndërtuar një rrjet aleatësh në rajon. Në konfliktin aktual me Izraelin, disa prej tyre deri...

Lexo më shumë

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
18 Qershor, 2025

Policia ka vendosur në pranga një 27-vjeçar gjatë operacionit të koduar “Cold Hand”, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje....

Lexo më shumë

Merz: Irani është një regjim terrori

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
18 Qershor, 2025

"Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve": Kancelari Merz thekson në intervistë për kanalin...

Lexo më shumë

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
18 Qershor, 2025

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion ushtarak dhe të inteligjencës, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com