Shtëpia e Bardhë është mbyllur këtë mbrëmje pasi është raportuar për të shtëna afër rezidencës presidenciale.
Mediat amerikane raportojnë se një person është qëlluar nga rojet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Arsyet dhe gjendja e të qëlluarit nuk janë të qarta.
Në atë moment Presidenti nuk ishte në shtëpi.
Reporterët në Shtëpinë e Bardhë thanë nëpërmjet Twitter se ishin urdhëruar të qëndronin në bodrumin e ndërtesës.
Policia dhe shërbimet sekret janë në vend të ngjarjes.