Në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizmit, për ish-kryeministrin Berisha nuk zbulon dot shumë të dhëna.
Ai është pothuajse bosh, ndërkohë që Berisha ka dhënë sqarime për pyetjen 8 nëse ka jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Shqipërisë për më shumë se një muaj.
Ish-kryeministri saktëson se ka jetuar në Paris, për specializim në kardiologji për 11 muaj, mes vitit 19791980. Vendqëndrimi ka qenë spitali Clichy.