Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Divjakës. I riu nga fshati Xeng, me inicialet Sh.P në datën 5 maj të këtij viti ka përdhunuar një të mitur.
Viktimë e dhunës seksuale është vajza me inicialet L.N. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Divjakës”.
Mbi 31-vjeçarin rëndon akuza e marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Kanë qenë prindërit e vajzës ata që e kanë denoncuar në polici./tvklan.al