Këto pamje janë vërtetë rrënqethëse. Kjo vogëlushe nga India qëndron për 9 orë të tëra e lidhur në këtë gur në mes të vapës, ndërsa prindërit e saj janë në punë.
Ata janë shprehur se nuk dëshirojnë që ta lënë ashtu vogëlushen e tyre, por nuk kanë zgjidhje tjetër.
“Nuk mund të kujdesemi për të dhe të punojmë në të njëjtën kohë”– shprehen ata.
Vëllai i saj është pak më i madh se ajo, por nuk mund të kujdeset për të.
Kjo vogëlushe kalon 9 orë të tëra e lidhur dhe e zbathur në temperatura deri në 40 gradë.
“E lidhim që të mos dalë në rrugë, sepse nuk mund të kujdesemi për të në kohën që jemi duke punuar. këtu ka shumë trafik dhe ajo mund të përplaset nga ndonjë veturë, kjo është mënyra e vetme për ta ruajtur”, është shprehur nëna e saj 23-vjeçare Sarta Kalara.