Pas denoncimit në Kuvend që ka bërë deputeti Ben Blushi, ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, ndaj tij kanë ardhur edhe këshilla.
Është vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili i ka dërguar një mesazh deputetit Ben Blushi ku e ka këshilluar se çfarë të bëjë. SMS mban orën 13:31, që korrespondon me kohën kur Blushi mbaroi fjalën në Parlament.
Më poshtë është mesazhi i Tahirit për Blushin:
S. Tahiri: Po po.
S. Tahiri: Ndaj them
S. Tahiri: Po pse e mban atë sms, se kuptoj
S. Tahiri: Mirë e denoncove këtë dhe më nis edhe kallëzim
S. Tahiri: Se të paktën ndiqet