Policia ka arrestuar pesë persona, njëri prej tyre punonjës policie, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në saj të operacionit të koduar “STORM”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë bërë të mundur arrestimin e :
1- Hasan Hysenaj, 47 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në Vlorë , efektiv i Policisë Kufitare dhe Migracionit.
2- G. H., 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Sevaster.
3- Ferdbent Hoxha, 66 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen “28 Nëntori” Vlorë.
4- Emiljano Lazaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shkozë – Vlorë.
5- Mjaftim Jonuzaj, 46 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë nga Policia e Vlorës, pasi u kapën në flagrancë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Babicë – Vlorë, duke udhëtuar me automjetin tip “Ford Focus” me targë: AA415GL, në pronësi të shtetasit: Hasan Hysenaj.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në këtë automjet është gjetur e fshehur një sasi me lëndë narkotike prej 25 kg e 630 gr, të llojit “Cannabis sattiva”, e cila ishte sistemuar dhe e ndarë në 6 thasë plastikë të zinj, fshehur në bagazhin e këtij mjeti, me qëllim trasportin dhe shitjen e saj.
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
25 kg e 630 gr, lëndë narkotike “Cannabis”
Një automjet tip “Ford Focus” me targë: AA415GL (në pronësi të Hasan Hysenaj)
Një automjet tjetër tip “Peugeot” me targë: AA478JV (në pronësi të Emiljano Lazaj)
5 aparatë celularë./tvklan.al