Një kopje e rrallë e një letre të shkruar nga Kristofer Kolombo në vitin 1943, e cila ishte vjedhur nga një bibliotekë në Firencë, tani është kthyer në Itali pasi hetuesit amerikane zbuluan se ajo po mbahej në koleksionin e Bibliotekës së Kongresit.
The Guardian shkruan se kthimi i letrës, e cila i ishte dërguar mbretit dhe mbretëreshës së Spanjës, duke përshkruar përshtypjet e para për botën e re të eksploruesit italian, është vlerësuar nga zyrtarët italianë dhe ata amerikanë si një moment festimi për shkak të rëndësisë së madhe historike të lundrimit të Kolombos, transmeton Gazeta Express.
Por, misteri se si kjo letër përfundoi në Bibliotekën e Kongresit pasi që ishte shitur në ankand nga Kristies në fillim të viteve të 90-ta, është ende duke u hetuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme.