Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj e tepron, e quan Nishanin “një copë president”

2016/05/17 at 10:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj e tepron, e quan Nishanin “një copë president”

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, të gazetares Eni Vasili, teksa foli për protestën e disa ditëve më parë tek Gjykata Administrative e Apelit, tha se zëri i qytetarëve bëri që Gjykata të lexojë siç duhet ligjin.


Duke theksuar se kjo ishte një protestë paqësore, kryebashkiaku Veliaj tha se do të pritet vendimi i nesërm i Gjykatës për ndërrimin e trupës gjyqësore.

Do të protestoni sërish nesër?
Jo nesër do të pres vendimin. Arsyeja pse protestova është se herën e parë na u mohua kjo seancë që ndodh nesër. Ne si palë gjykuese kërkuam ndërrimin e trupës gjykuese. Herën e parë nga u refuzua, dhe pasi protestuam na u pranua.

Për herë të parë gjykata pa një grup të vendosur që di ligjet e shtetit dhe herën e dytë i pranon e i shqyrton do të thotë se kemi patur të drejtë. Kjo u ndodh edhe qytetarëve tanë që përcillen kështu. Me vjen mirë që pas atij tubimi gjyqësor ne e përcollëm mesazhin. Protesta paqësore e një qyteti që ishte viktimë e padrejtësisë, reagimi i qytetit e bëri gjykatën të lexonte ligjin ashtu siç ishte.

Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedurë verikfikimi. I druheni ligjit?
Nuk i druhem ligjit nëse nuk e shkel. Je president, merru me detyrat e tua, me merru me reformën në drejtësi, e jo me lodrat e kalamajve. Ngela duke i thënë presidentit, nëse do të luash me lodrat, prit të mbarojnë e eja luaj. Unë kam një konflikt me një privat. Ai ka marrë një leje ndërtimi pasi qeveria kishte dhënë moratoriumin. Basha ka dhënë një leje ku askush tjetër nuk kishte dhënë, nuk ka dhënë asnjë leje Rama. Kjo leje ndërtimi pallat 17-katësh është firmosur nga Basha në një datë disa ditë pasi ka hyrë në fuqi moratoriumi. Komiteti i Digave që i kishte dhënë firmën këtij zotërisë ishte fals, nuk ishte bërë studimi. Nga pesha e betonit mund të shembet e gjithë diga, sipas Komitetit të Digave. Kemi një ethe për të zgjidhur një gjyq, dhe këtu ka gjyqe prej vitesh e nuk prek njeri me dorë. Njeriu respektohet nga sjellja dhe karakteri që ofron. Ky njëri nuk flet për 21 janarin, për Gërdecin, për vjedhjet që i bëhen qytetarëve, dhe i thotë kreu të Bashkisë lëri këto lodrat, dhe se unë do futen te kjo puna e pallatit. E bën këtë sepse është i kapur. Kur je lodër, sillesh si lodër, se s’mund të dalësh nga profili që të kanë dhënë.

Trupa gjykuese zgjidhet nga Gjykata. Si ka influencuar presidenti?
Presidenti çoi në gjykatë trupa të reja, të cilat në momentin e parë ishin në mendimin tonë. Dhe brenda 3 ditëve kjo trupë u ndryshua.

A e keni një ide që duhet të kërkoni ndjesë?
Unë kam vetëm një ndjesë. Një ndjesë që nuk jam përfshirë më herët nën protesta dhe reformën e gjyqësorit. E vetmja ndjesë që kam është që s’jam përfshirë më herët. Kjo poshtërsi që i është bërë Tiranës. Unë dëgjojë thashetheme ndaj vetes e familjes time, por kur vjen puna tek puna, aty bëhem bishë e nuk të fal. Tek fokusi i Tiranës, jam një nga ushtarët më të ethshëm të reformës në drejtësi.

Sot në Tiranë shumë punë janë bllokuar ose po përpiqen të bllokohen nga një forcë e errët. Janë bërë 108 protesta. Kur iu dështoi kjo strategji, kur e panë që Tirana nuk e honeps dot dhunën, njerëz që zbresin nga autobusi, që marrin pusetat si trofe, që shkulin pemë.

Ky është racizëm?
Jo nuk është racizëm, të ma japin sot Kamzën unë e bëj dritë. Të më thuash se Kamza menaxhohet më mirë se Tirana…Staf i bashkisë së Kamzës vijnë dhe marrin trofe zgarat e pusetave nga Tirana, kjo nuk është racizëm…armatosesh si gjel për lodrat e kalamajve, është kompleks.
Kemi një copë presidenti dhe ca njerëz që i kemi emëruar dhe oburra të futemi si korporatë. Tirana do bëhet. Në Amerikë kongresmenë, senatorë protestojnë para gjykatave. Sot presidenti i Amerikës është në protestë. A ma provon dot që është e paligjshme?!

Do ta padisni zotin Nishani?
Do të thotë se kur disa personazhe nuk janë më në publik do vazhdoj deri në fund. Shqipëria dhe Tirana do jenë përjetë. Tradhtarët do jenë të përkohshëm.

Edhe presidenti do t’ju padit.
Mezi pres, mundësisht t’ja japi Gjin Gjonin, që ti palos në seancë si njerëz që shkatërruan Tiranën. Këta njerëz shkojnë me zell në punë që të bllokojnë punë. Gjin Gjonin, Zenin, dua ti kem në një seancë, merrni kamerat e jepeni live./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para

A ka përgjime të paligjshme në shqipëri?

Escobari i Ballkanit/ Mbërrin në Tiranë urdhërarresti për Balilin

Përgjimet/ Mënyra si e transportonte drogën në BE “Escobari i Ballkanit”

Maqedonia po futet në një faze kritike

Maqedonia po futet në një faze kritike

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com