Teksa media zien për një krisje të mundshme të PS-LSI për Eskodarin e Ballkanit Balili dhe kryetarin hamshor të Dibrës, Shukri Xhelili, Kryeministri Rama ka gjetur rastin për ti futur një kunj Ilir Metës.
Ai ishte në një aktivitet në Elbasan, ku shpërndante çertifikata pronësie. Në momentin që ka thirrur për t’i dhënë çertifikatën njërit prej banorëve, Rama e ka identifikuar si votues të LSI-së.
Rama: Hajde se më duket qenke i LSI-në. Me qetësi merre eee….Hajde, hajde. Po pse u skuqe? Tashi nga kush e do certifikatën? Shif njëherë këtu…
Qytetari: Ku të dojë dëshira jote…
Rama: Ku të dojë dëshira ime? Se kështu e keni JU e mbani mirë me të gjithë. Hajde Ilirjan jepja ti se këtë e kemi të LSI-së…
Ilirjan Muho drejtor i Hipotekave (i LSI) i drejtohet qytetarit: Do ta jap certifikaten edhe nese nuk je i LSI.
Rama: Ate mos e thuj ti se ai (qytetari) nuk e mohoi…
Qytetari falenderon kryetarin e bashkise dhe gjithe stafin…
Rama batuta me anetarin e LSI-se by gazeta-panorama