Para se të bëhen prindër, çiftet janë partnerë, të cilët kënaqen me aktivitete të përbashkëta, por është me rëndësi që pas zgjerimit të familjes kjo të mos ndryshojë, sepse me këtë do të ruhet afërsia e nevojshme për mbijetesë të lidhjes, thotë sociologia, dr. Christine Carter.
Harmonia pa dyshim që do të zgjasë, dhe nëse me kujdes zgjidhni betejat, përkatësisht nuk grindeni për secilën imtësi të lidhur me rritjen e fëmijës. Gjatë valës së “rrëmbimit” mendoni se a do të jetë ajo për të cilën nuk pajtoheni e rëndësishme për disa javë, muaj apo vite. Nëse nuk do të jetë, më mirë është të merrni frymë thellë dhe sa më parë ta zgjidhni mosmarrëveshjen.
Po ashtu, është e rëndësishme që asnjëri partner të mos vërë në dyshim vendimet e tjetrit sa i përket edukimit të fëmijëve. Madje, edhe nëse keni karaktere të ndryshme, është e rëndësishme që t’u tregoni fëmijëve se ju pajtoheni dhe jeni në përputhje me njëri-tjetrin. Më e keqja është, nëse për shembull babai lejon atë që nëna e ka ndaluar më parë.
Butësia, si përqafimet e puthjet para fëmijëve po ashtu duhet të jenë pjesë e përditshmërisë bashkëshortore. Kjo do të ruajë romantikën në lidhje, ndërsa fëmijët do të kenë ndjenjën e sigurisë dhe do të shohin nga afër se bashkëshortësia nuk është vetëm një debat i ashpër për pagesën e faturave dhe stresin në punë. Edhe ushtrimet janë të rëndësishme, sepse me anë të tyre e lironi stresin, janë më të kënaqshëm dhe më të përmbushur, por edhe u tregojnë fëmijëve se si aktiviteti fizik është i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe fizik.
Nëse gruaja është e kënaqur me ndarjen e punëve të shtëpisë, atëherë burri mund të shpresojë për një seks më të shpeshtë dhe kualitativ, ka treguar një hulumtim amerikan, transmeton Koha.net. Kjo nuk duhet të jetë një ndarje e barabartë, por me rëndësi është që gruas mos t’i bjerë e tërë barra e pastrimit.
Është e rëndësishme të dëgjohen të dyja mendimet pastaj të merret vendimi.
Nëse partneri propozon që djalin ta regjistrojë edhe në një aktivitet, në vend se të thoni “kjo është çmenduri”, thoni “kjo ka kuptim” tregoni se e dëgjoni dhe i çmoni vlerësimet e tij, por edhe i hapni rrugë gjetjes së kompromisit.