Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkimi i një akademie të moshuarish me QSA-në, “kasapanë”

2016/05/16 at 12:34 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Bashkimi i një akademie të moshuarish me QSA-në, “kasapanë”

Josif Papagjoni*
Sa herë që ndërrojnë qeveritë, po aq herë shpiken edhe idetë e ristrukturimeve të institucioneve shkencore. E krijuar 10 vjet më parë, Qendra e Studimeve Albanologjike është vënë sërish në tavolinën e operacionit, i quajtur ndryshe ristrukturim. Zot, si s’u lodhën njëherë me këto “ristrukturimet”?!… Në fakt thelbi i këtyre ristrukturimeve (nja 6 copë gjer tani qysh nga viti 1991) kanë qenë shkurtimet: Të personelit, të financimeve, të impaktit me publikun. Dhe pakohen e pakohen këto të mjerat institute, është katandisur kokoshi një thelë, ndërsa grigja hesht sepse s’është e modelit të bërtitësit, por e punës së pabëzajtë mbi tavolinë, libra, arkiva, kompjuterë.


Erdhi një i deleguar i komisionit qeveritar për reformimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike para dy vjetësh, një historian i njohur, ngarkoi një çantë me sugjerime, halle, probleme, ankesa, besoj diku i ka përplasur zyrave të shtetit, prit përgjigje e s’ka, prit e s’ka, shkoi puna kot më kot. Erdhi para ca ditësh një grup i një natyre tjetër, por që kërkonte angazhime në projekte evropiane të instituteve të Albanologjisë, dhe ja tek vërshuan me të drejtë ankesat. Jo po institutet janë lënë me një buxhet qesharak, gjysma e të cilit shkon për të paguar rojet; jo po nga buxheti s’mban dot varur as xhaketën, studiuesit shkojnë nëpër ekspedita me paret e tyre, pa dieta; jo po nuk ka një ftesë të paguar për të marrë pjesë diku në një simpozium shkencor jashtë shtetit që të flasësh për rrethin e temave që lidhen mirëfilli me Shqipërinë (albanologjinë); jo po nuk financohen dot botimet më të mira në gjuhët e huaja, ose revista, për t’i bërë prezente njohuritë dhe rezultatet, pra dhe pjesë të vyera të vendit përballë sofrës së begatë të të tjerëve. Një shtet i një populli të vogël për emrin, shpirtin dhe vlerat e tij duhet të financojë, ndryshe kush kujtohet për të? Sigurisht duhet të qajë edhe foshnja që nëna t’i japë gji. Por më e keqja është kur nëna s’ka “gji” për foshnjën që qan!!!…
Po cek më së pari pyetjen e ngritur, thënë më drejtë që pëshpëritet rretheve të mbyllura gjysmë “masonike” e gjysmë provinciale, alla shqiptarçe, se Qendra e Studimeve Albanologjike do të bashkohet, a shkrihet, a pranëvihet me Akademinë e Shkencave, në funksion e nën drejtimin e saj. Pra do ribëhet sikundër qe njëherë.

I ra guri Sizifit dhe tani duhet ta ngrejë prapë dhe prapë atje ku ishte! Sepse që të marrë funksion dhe kuptim një akademi, tashmë u provua që ajo kërkon medoemos institute, njerëz të paguar si studiues, projekte shkencore etj. Pa këtë, duan-s’duan akademikët, njerëzit tanë të nderuar, foleja e tyre i ngjan një OJQ-je, një klubi heshtan të vjetërish që gëzojnë pensionet dhe benefitet.

Madje-madje, pa fyer kërkënd, sikur të hamendësonim se një akademik nuk do të kishte pensionin e akorduar nga qeveria si dhe të drejtën për të qenë në punë gjer në moshën 75 vjeç, vallë a do kërkonin të bëheshin akademikë të tjerët që janë jashtë saj, kur mund të kenë shumë më shumë libra e kontribute shkencore se sa ata që janë brenda saj?

Druaj se ndodh pikërisht kështu. Të qenit akademik është përtej benefiteve, është në thelb një triumf i mendjes dhe i vlerës, respekt i padiskutueshëm i opinionit ku ti vështirë se pretendon të barabitesh me të. Unë njoh plot njerëz të letrave që janë ku e ku më lart se të tjerë që kanë titullin akademik. Ndonëse një institucion elitar, por kriteret e përzgjedhjes kanë lënë shumë për të dëshiruar. Edhe futja si në “tufë” e akademikëve të rinj para tetë a më shumë vjetëve ishte një gjysmëidiotësi, madje fyerje.
Edhe drejtuesit e krijesës së re që u shkëput nga Akademia, Qendra e Studimeve Albanologjike, njësoj u zgjodhën, si dhe më herët: Lobing dhe përkatësi partiake.
Tani Qendrën e Studimeve Albanologjike duan ta shkrijnë prapë me Akademinë e Shkencave si për t’i bërë transfuzion gjaku kësaj të fundit, një trupi tashmë të plakur. Unë që po shkruaj jam vetë një burrë i vjetër dhe as më shkon mendja të marr një post diku, sepse jam rehat me lojën e mendjes sime dhe iluzionin e bukur që më blaton perandoria e shkrimit. Një post kërkon energji, rini, vrullim psikik sa dhe fizik.

Mbi të gjitha kërkon angazhime të mëdha për drejtimin e institucionit, gjithfarë problematikash për personelin, orientimin e fondeve, organizimin e veprimtarive shkencore, botimet, ndjekjen e projekteve shkencore etj. Mos vallë këto duhet t’i bëjnë moshat e thyera, ku trupi dhemb dhe mendja kërkon gjithsesi një paqe me vetveten, të themi një rehatim?
E dyta: Qendra e Studimeve Albanologjike është institut unikal që studion botën shqiptare, atje ku bulbon zemra jonë, zemra e kombit, qenësia dhe identiteti i tij, historia dhe antropologjia, mbamendja e groposur nën tokë e rrënoja, vesku i ëmbël purpuror i fjalës, i mendimit estetik, i artit. Shyqyr që u bë! Po ç’na lidh ne mor zotërinj me, të themi, projektet se si ndërtohet një hidrocentral, një shesh qyteti apo rrugët, se si nxirret e merret një rendiment më i lartë për sallatorin, ullirin apo domaten, qoftë dhe të dimë se çka atje thellë nën tokë, ç’janë shtresat e minerale apo lëkundjet sizmike! Lëreni rehat, mor zotërinj, të punojë kjo qendër, të botojë, të memorizojë qenësinë dhe identitetin e kombit tonë! Prapë kërkohet një “Krye”, një “Dorë” që t’i bëjë bashkë shkencat natyrore me ato albanalogjike?

Doni vërtet ta vlerësoni a rivlerësoni këtë qendër, rritjani atëherë statusin se boll më me ri-ri-ri e ristrukturime! Jepini epërinë që i takon, sepse disa nga studiuesit e saj më të mirë po i ikin, besoj për ca favore më shumë dhe do të mbetet më në fund aty bërlloku. Bëjeni këtë qendër një Akademi. I ka hije emri Akademi! Kjo do të ishte Akademia e vërtetë dhe unikale e Shqipërisë, ajo më e dobishmja, që do të ketë një zë të vetin të patjetërsueshëm, jo shartesa apo konglomerate të dështuara. Në vend që t’i jepet një strehë për së mbari, ia rrëmbejnë gjysmën.
Athinasi i vjetër me emrin Akademos i dha Platonit dhe nxënësve të tij tokën dhe shtëpinë e vet dhe mbeti në histori duke u identifikuar qoftë dhe me emrin “Akademi”. Po ç’lloj Akademosi qenka shteti ynë, s’u jep jetë disa projekteve themeltare, për shembull Enciklopedisë së Shqipërisë, afërmendsh me stafe nga më të epërmet e mundshme. Ç’lloj Akademosi qenka ky shteti ynë kur ka kaq vite që nuk diferencon pagat, rrjedhimisht vlerësimin, gradat, titujt shkencorë dhe ekuivalentët gjegjës? Një profesor në Kosovë p.sh. merr 1400 euro pagë në dorë dhe po t’i shtosh edhe vitet e të qenit profesor pas marrjes së titullit, ai merr 1800 euro, kurse sivëllai i tij tek ne merr 870 mijë lekë të vjetra, pagë e pandryshuar së paku mbi 10 vjet, pra thuajse një e treta e pagës së homologut kosovar, lëre pastaj të homologëve të tjerë në vendet e Ballkanit.

Do s’do, paga e ulët e ul rendimentin, ul statusin, ul dinjitetin, ul gjithçka, të tjerat janë fjalë. Vetë pagesa nxit ose frenon punën shkencore, botimet, sikurse krijon edhe diferencat apo barazimet midis atij që boton dhe atij që dremit me rrogën rrasur në xhep. S’ka pse të jetë po e njëjta pagë për çdo profesor, si e atij që sapo e ka marrë titullin dhe si e atij që ka 15 vjet që e ka marrë atë titull?
Kirurgjia e pritshme që shteti duket se ka për të bërë mbi kurmin e një Akademie të moshuarish pa “gjak” (domethënë pa institute dhe punonjës shkencorë), katandisur në një strehë pensionistësh, por të papensionuar, nga njëra anë dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike mund të jetë vërtet një “kasapanë”, nuk merret vesh çfarë do bëjnë me të, sa gjymtyrë të tjerë do t’i presin. Nuk lindet dosido një elitë akademike, si mbjellja e qepës, bërja e një rruge asfaltgrryer apo si trau i shqyer i një dogane, humbur diku në shurdhërinë e Tabil-Sarajit. Andaj dhe s’shkatërrohet dot, ca më pak nga vizioni opak i një a më shumë qeverive që qenë e që janë. Ka një fisnikëri në bulëzën e saj. Ka përkushtim. Mundim. Pasion. Vuajtje. Punë pafund. Dhe shumë elegancë mendore. Elitat akademike jo më kot i quajnë tempuj të kombit dhe i nderojnë si tempujt. Nëse këto elita lihen të bjerren në shpërfillje e statuse të ulëta sociale e pasurore, pasojat janë katastrofike, por nuk shfaqen menjëherë, si rrufetë. Vendin dhe kombin e zë pak nga pak myku i injorancës, kapardisja e mediokrit, mugëtira e perspektivës. Të parët që goditen janë pikërisht fëmijët tanë, brezi që hyn në jetë me një pasaportë dijesh e kulture prej Guruje e Zululandi.

Njerëzit e mendjes s’kanë pse të bëhen delfinë apo kamikazë të kësaj a asaj force politike, duke e pëgërë më të bukurën gjë që kanë: Paanësinë. Ne jemi vetvetja. Ne e dimë se kjo është një kohë fatkeqe, ciklike, pa shënjim. Por ne kemi parasysh edhe një kohë tjetër, aktive, nën dritësimin e vetëdijes dhe filozofisë së një shteti iluminist e demokratik, të arsyes së tij si fuqi numinoze për të identifikuar gjësendet. Pra, më në fund, edhe rivlerësimin e pritshëm të statusit social e ekonomik të elitave akademike. Ajo çka ka ndodhur keq dhe është bërë për dreq, grish për t’u ribërë për mbarë…
*Shef i Departamentit të Arteve në Qendrën e Studimeve Albanologjike



Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Cili deputet, po pozon keshtu?

Cili deputet, po pozon keshtu?

Ngatërresë e mediave apo identitet i rremë? Ja e vërteta…

Ngatërresë e mediave apo identitet i rremë? Ja e vërteta...

A do ta ndryshojnë myslimanët librin e tyre të shenjtë Kuranin?

A do ta ndryshojnë myslimanët librin e tyre të shenjtë Kuranin?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com