20 vjeçarja që filmoi fshehtas ish kryetarin e Bashkisë u morën pyetje në Komisariatin e policisë në Peshkopi paraditen e sotme. Lapsi.al mësoi gjeneralitetet e vajzës që bëri filmimet e fshehta, por publikon vetëm inicialet A.A. Ajo i tha efektivëve të policisë se nuk ishte detyruar nga askush të filmonte Shukri Xhelilin në moment intime.
Sipas dëshmisë, gjithçka është bërë me dëshirë, pas ngacmimeve të vazhdueshme të Shukri Xhelilit dhe premtimeve që pasonin.
“Nuk ka pasur asnjë shtrëgim për të bërë videon” është shprehur 20 vjeçarja në polici. “Jam ofruar vetë pranë televizionit për të bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf” ka thënë 20 vjeçarja në polici. Pas kësaj, vajza është lënë e lirë nga Komisariati i Dibrës./lapsi.al