Djali i Osama Bin Ladenit është duke synuar që të ndjekë gjurmët e të atit, teksa u ka dërguar një mesazh të gjithë xhihadistëve në Siri që të bashkohen në një grup të vetëm.
Ai është shprehur se nuk ka kuptim që xhihadistët të luftojnë të ndarë, duke bërë kështu propagandë për bashkimin e ISIS-it me Al-Kaedën, raporton panorama.
Ai është Hamza Bin Laden, 24 vjeç dhe sipas burimeve të mediave të huaja dyshohet se është caktuar regjent nga Bin Ladeni për të marrë drejtimin e Al-Kaedës.