Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambrogio Guarneri…

2016/05/12 at 11:09 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pasul

Ka pasur ushtarakë, klerikë, udhëtarë, politikanë, diplomatë, si dhe mbretër e perandorë e papë, e plot apeninikë të tjerë historitë e të cilëve në një mënyrë a një tjetër lidhen me Shqipërinë. Prej tyre ka edhe fort të rëndësishëm, nga ata që kanë përcaktuar fatet e Europës dhe botës, nga Pompeu deri tek Benito Mussolini dhe Giulio Andreotti, të cilët Shqipërinë edhe e kanë vizituar.


Më shkatërruese se çdo betejë, më interesante se çdo manovër diplomatike, më prekëse se çdo mëshirë, më pikëlluese se çdo eksod masiv, më e përgjaktë se çdo kasaphanë, asnjë përvojë jetësore njerëzore nuk është më dramatike sa e Ambrogio Guarnerit.
Jeta e Ambrogio Guarnerit është një kryevepër e përmbysur, një kaos i përsosur, ku pjesëzat nuk kanë asnjë lidhje me të tërën, dhe e tëra ska asnjë lidhje me pjesëzën.
Nga ta nisësh e ku ta bitisësh jetën e Ambrogio Guarnerit që ishte e tëra një lëmsh vuajtjesh pa asnjë fill ku ta kapësh për ta bërë qoftë edhe minimalisht të kuptueshme.
Ishte një çun i mirë i urtë që mbaroi shkollën, zuri një punë, u fejua, u martua, polli kalamaj etj. etj.
Bah !
Jeta e Ambrogios është pafundësisht larg dhe më lart se mediokritete të tilla.
Jeta e Ambrogios është përtej mundësive të mendjes njerëzore për ta kuptuar, perceptuar, imagjinuar.
Jeta e Ambrogio Guarnerit është një realitet përtej çdo fantazie.
Jeta e Ambrogio Guarnerit është aq e veçantë, aq e çuditëshme, aq absurde, aq paradoksale, sa asnjë nga mënyrat e njohura për ta rrëfyer nuk vlen. Madje ndoshta, duke qënë e tillë, pra e pabesueshme, është edhe mundim i kotë të rrekesh ta rrëfesh. Përtej çdo arsyetushmërie, ajo jetë nuk mund të rrëfehet, për shembull duke nisur nga përjetimet më të kriminale tek ato më pak kriminalet, se çdo çast i jetës së Ambrogios ishte pafundësisht kriminal.
As kriteti i masës së absurdit nuk vlen për ta rrëfyer jetën e Ambrogios. Çast pas çasti ishte e gjitha absurde.
Ndoshta nga momentet më të dhimbshme tek ato më pak të dhimbshmet, mund të bënte sens. Por jo. Se ajo jetë ishte e gjitha një ulurimë e zgjatur me sy drejt qiellit.
Nga e hidhura tek më pak e hidhura ? As ashtu nuk do ishte e mundur, se ishte e gjitha helm e zeher.
Megjithse s’ka shqiptar, italian, amerikan, afrikan, aziatik, as njeri të kësaj bote që e beson, po i zbraz këtu disa momente të asaj jete në një rend kronologjik pa rend kohor, se koha në jetën e Ambrogios ishte gjëja më pa vlerë.
Ambrogio nuk e ka parë kurrë babain e tij.
Ambrogio ka lindur dhe është rritur në internim.
Ambrogio ka jetuar pak kohë edhe në Tiranë, ku aty mes viteve ’70 desh’ Zoti e njoha unë.
Babai i Ambrogios, Mario Guarneri, inxhinier nafte erdhi në Shqipëri në fillim të vitit 1943. Para tij kishin ardhur të tjerë italianë. Për shembull projektuesi i Tiranës moderne Gherardio Bosio për të cilin sot flitet me aq simpati, çka Bosio e meriton, se asgjë e ndërtuar në Shqipëri deri më sot nuk është aq fine dhe monumentale sa ndërtimet e Bosios për ta bërë Shqipërinë Itali. Por Bosio që Shqipërinë e ndikoi më tepër se çdo gjeneral, më tepër edhe se vetë Musolini, nderohet, ndërsa babai i Ambrogios, që nuk erdhi si pushtues por si profesionist, nuk njihet aspak. Mario Guarneri në fund të vitit ’43, u njoh me nënën e Ambrogios me të cilën vuri kurorë në Kishë. Në mbarim të luftës, megjithse mes dy vendeve u nënëshkrua një marrveshje, nuk u lejua të kthehej në Itali. Në fund të 44-ës e burgosën. Pse ? Është pyetje përgjigjen e së cilës e di vetëm kurvi i cili tashmë ka ngordhur. Ditën në punë për ndërtimin e socializmit të së ardhmes së një vendi tjetër, natën në burg për faj të fashizmit të së kaluarës së vendit të vet me të cilin s’kishte asnjë lidhje. Më 1946 në kënatën e Maliqit, pasi një juri gjyqësore proletare e shpalli në mënyrë halucinative, njëkohësisht, sabotator, agjent i amerikanëve, CIA-s, spiun i spiunit Fultz, j’u dha burgim i përjetshëm. 11 vjet e gjysëm burg skëterrë që s’bën të shkruhet se lëndon shëndetin psiqik të lexuesve. Gjatë atyre viteve, më 1954, j’u mundësua të kalonte një natë të vetme me të shoqen. Gjatë asaj nate u ngjiz Ambrogio Guarneri. Në nëntër 1954 i thanë se mund të kthehet në Itali bashkë me familjen. I çuan në Durrës. Në momentin e fundit, pas gjithatyre viteve burg shtazarak, Marion e lejuan, familjen jo. Nëna shtatzanë me Ambrogion në bark mbetën në bankinë. Vapori me babain që Ambrogio s’e pa kurrë, iku duke nxjerrë tym.
Prej aty, internimi i parë Gjeç Fushë, Vorë, Velipojë.
Ambrogio lind më 1955.
Pas një viti në Shtyllas të Fierit, tetë vjet gjatë të cilave, Frakull, Kafaraj, Zharës, Lushnje, ku flinim nëpër stalla lopesh. 1968 i kthejnë në Fier. Disa vite në Tiranë ku Armiku i Klasës Ambrogio mbaron tetëvjeçaren dhe fillon gjimnazin Partizani. Në vitin e fundit të gjimnazit Ambrogio e pa me sytë e vet ekspozitën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme ku fotografia e babait me kryq të zi si një nga armiqtë më të mëdhenj të partisë së fitoreve inekzistente dhe popullit të rreckosur dhe uritur ende pas mbi 20 viteve “çlirim”. Pak ditë më pas e përjashtuan nga shkolla përpara rreth një mijë nxënësve si armik. Drejtoresha e shkollës dhe sekrerari i partisë bënë autokritikë se kishin mbajtur në gjirin e tyre një gjarpër të rrezikshëm, Ambrogion 17 vjeçar, që la shkollën dhe iku të punojë hamall mielli. 13 tetor 1975 ora 4 e mëngjezit dy civila dhe një polic i marrin i internojnë në Fishtë të Lezhës ku Ambrogio punoi 15 vjet 12 orë në ditë shpesh duke e rrahur dhe torturuar dhe lidhur me tel si i rrezikshëm për tu arratisur.
Atdheu i Ambrogios, Dantes, Leonardos, Mikelanxhelos, nuk u kujtua kurrë për çfarë po i ndodhte Ambrogio Guarnerit në atdheun tim të gjizës, tavës së dhesë, rakisë me opingë, gjakmarrjes, vrasjes pas shpine.
Të gjithë vuajtëm, por jo si Ambrogio Guarneri.
Pse duhen kujtuar tmerret e jetës së Ambrogio Guarnerit ?
Sepse duke mos qënë fatmirë por vetëm fatkeqe, atë që atë jetë sadopak e njeh, kjo kujtesë e bën sadopak më të mirë.



Ju sugjerojmë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

19 Qershor, 2025 7:38 pm
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Trump zgjat me 90 ditë afatin e ndalimit të TikTok në SHBA

19 Qershor, 2025 7:20 pm
PS feston sot 34-vjetorin e themelimit
Kryesore

PS feston sot 34-vjetorin e themelimit

19 Qershor, 2025 6:55 pm
Para
Foto/ Çfarë kanë të përbashkët Armina dhe Riselda?

Riselda Sejdia thumbon aktoren e Al Pazar : "Ik futja për Tepelenë"

Video/ Presidenti dhunues del në gjykatë: Rrahu gazetarin Ilnica

Video/ Presidenti dhunues del në gjykatë: Rrahu gazetarin Ilnica

Instagram ndryshon logon, si ju duket ajo?!

Instagram ndryshon logon, si ju duket ajo?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
19 Qershor, 2025

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po mban një konferencë të rregullt për shtyp. Sipas mediave të...

Lexo më shumë

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
19 Qershor, 2025

Irani do ta pranonte ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për një takim së shpejti...

Lexo më shumë

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
19 Qershor, 2025

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Tiranës. Siç pritej, klubi bardheblu dhe trajneri i njohur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com