Parlamenti italian ka hapur rrugën për aprovimin e të drejtave për bashkim të çifteve të gjinisë së njëjtë dhe për dhënien e disa të drejtave çiftëve të pamartuara heteroseksuale pas një votëbesimi të thirrur sot nga kryeministri italian, Matteo Renzi, për ta imponuar bërjen e draft ligjit, ligj.
Italia ka qenë vendi i fundit i madh Perëndimor që nuk i ka njohur legalisht çiftët homoseksuale, prandaj një draft ligj origjinal do të duhej të dobësohej për shkak të ndarjeve në partinë udhëheqëse të Renzit, transmeton Gazeta Express.
Kryeministri 41 vjeçar kishte premtuar ta bëjë prioritet legalizimin e të drejtave të homoseksualeve kur u bë kryeministër në fillim të vitit 2014, por draft ligji doli të jetë njëra nga iniciativat më të kontestuara që ai ka ndërmarr