Një tjetër shqiptar në Greqi është vrarë. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, i cili u dërgua në spitalin e Athinës, i plagosur me armë zjarri. Ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Emri i viktimës nuk është bërë publik. Policia greke thotë se shqiptari u dërgua në spital nga një qytetar, i cili më pas u zhduk dhe u rikthye disa orë më vonë. Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë ngjarje dhe paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë qenë i përfshirë në trafiqet e drogës dhe trafikun e armëve