Policia e kryeqytetit ka zbardhur vrasjen e 36-vjeçarit Vasil Biba. Ai u gjet i vrarë me dy plumba në kokë, në 14 shkurt të këtij viti. 36-vjeçari ishte groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në Dajt.
Sipas policisë autori i kësaj ngjarje është Bledar Mneri, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997. Bledar Mneri është gjithashtu një person me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
Ai është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera borxhesh. /Tv Klan
*Foto 1: Autori i krimit Bledar Mneri
*Foto 2: Viktima Vasil Biba