Zonja e parë e SHBA, Michelle Obama tregoi në emisionin “Good Morning America disa detaje të këndshme nga takimi me princin e vogël George, në Mbretërinë e Bashkuar, rreth një muaj më parë.
Michelle Obama tregoi se princi nuk ishte mësuar me seriozitetin e xhaxhait të tij Harry, të cilin e kishte pyetur me habi “Përse je kaq i qetë xhaxhi?”
Duke qeshur, princi Harry i kishte shpjeguar presidentit Obama dhe zonjës së tij se shpesh rrotullohej në dhomë dhe luante me lodra me nipin e tij, raporton BW.
Gjatë vizitës së presidentit Obama në Kensington Palace, Princi George, i cili ende nuk ka mbushur 3 vjeç, u fut në dhomën ku po zhvillohej takimi dhe e falënderoi presidentin amerikan për lodrat që i kishte dhuruar.
Fotot ku princi i vogël me pizhame dukej teksa takonte presidentin Obama bënë xhiron e botës.