Origjina e dorës së Budës mendohet se është nga ultësira e Himalajave, por botanistët nuk janë të sigurtë nëse ka lindur për herë të parë në Indi apo Kinë.
Disa thonë se ishin murgjit budistë indianë të cilët e morën me vete frutin në Kinë, rreth vitit 400. Disa mendojnë se fruti u zhvillua në fushën Jangce të Kinës. Vetëm në disa vende ky frut shitet në sasi të mëdha dhe këto vende janë Kina, Japonia dhe India. Ngjason më shumë me limonin dhe portokallin.
Dora e Budës është një frut që përmban 0 kolesterol, 0 yndyrna, 0 sheqerna, 0 proteina dhe shumë pak kalori. Është shumë i pasur me vitaminë C dhe fibra.
Ky frut është shumë i mirë për uljen e dhimbjes së gjoksit dhe zgjidhjen e problemeve me fryrjen e stomakut, anoreksinë, të vjellat dhe kollën./shije.al