Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë dhe e pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut, shkruan Basha në një komunikatë për mediat.
Sipas tij, kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj, e ligjit me abuzuesin, e Partisë Demokratike me oligarkun, e qytetarëve me hajdutin.
Ky është vendim drejtësie në Ditën e Europës.