Jo pak, por plot 75 mijë gjarpërinj, që zenë hapësirën e një dhome, pushtojnë çdo vit një fshat në Kanada. Arsyeja? Riprodhimi!
Është e vështirë për të imagjinuar që ndokujt do t’i shkonte në mendje që t’i afrohej këtyre zvaranikëve, por në fakt kjo ndodh çdo vit. Vizitorë nga e gjithë bota marrin pjesë në pushtimin e vërtetë që i bëjnë fshatit të largët të Narcisse në Manitoba të Kanadasë këto gjarpërinj.
Ky event i pazakontë pritet të nisë këtë fundjavë. Siç shkruan “NyTimes” me mijëra gjarpërinj kanë nisur të zgjohen gradualisht nga gjumi i tyre 8 mujor, duke dalë në sipërfaqe./tvklan.al