Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet vajza që shau politikanët: Ja pse i dhashë atë përgjigje Vlahutinit

2016/05/08 at 12:22 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet vajza që shau politikanët: Ja pse i dhashë atë përgjigje Vlahutinit

Ajo u bë pjesë e mediave pas fjalëve që tha përpara ambasadorës Vlahutin në një diskutim me të rinjtë për integrimin. Duke iu referuar reformës në drejtësi, ajo tha se politikanët shqiptarë gënjejnë dhe se ata nuk duan që të bëhet reforma.

Për Jetaoshqef.al Flogerta Krypi tha se pavarësisht kritikave fjalët e saj nuk ishin personale, por një e vërtetë. Ndër të tjera ajo tregoi me detaje se çfarë ndodhi dje në atë sallë dhe se cila ishte biseda e plotë.

“Kjo ka ndodhur dhe është thënë nga unë. Se mund të ketë dhe shumë pak fjalë që i kam harruar, dhe THEKSOJ, nuk paraqita asnjë problem personal, por thashë atë që sahanlëpirësit, servilat nuk do e thonin kurrë dhe palaçot që nuk dinë shqip jo më anglisht.

Ambasadorja tha: ­Kam ardhur të marr një leksion, jo të jap një të tillë.

A mund të më ktheni përgjigje ju rinjtë për tre pyetje: ­Pse të rinjtë nuk lexojnë?

Nuk janë të dhënë pas edukimit? ­

Pse reforma nuk po kalon? ­

A po bëjmë ne punën tonë mirë?

Përgjigja ime pasi më mohuan disa herë të drejtën e fjalës: ­A doni t’iu them të vërtetën?

­PO, vetëm të vërtetën. (Ambasadorja)

Pasi unë të përfundoj fjalët e mia dhe të them të vërtetën, babai im i cili është një punonjës shteti për 10 – të minuta do të pushohet nga puna sepse të thuash të vërtetën në këtë vend, kjo gjë ndodh. Ne nuk na lejohet të themi të vërtetën.

Doni të dini pse jemi injorantë?

Demokraci për mua do të thotë sa orë duhet që unë të punoj që të blej një libër.

A e dini sa duhet të punojë nëna ime që të më blejë mua një libër?

2 ditë e gjysmë punë. Kurse në Gjermani duhet të punosh një orë për të blerë një libër.

A e dini çfarë ndodh në universitetet tona? Nëse ti nuk blen librin e profesorit, ti humbet universitetin. Fëmijët në shkolla mësojnë me libra të bërë me google translate dhe mbesin injorantë. Se në shkollë ne testohemi për kujtesën jo për atë që mësojë apo për aftësitë tona.

Se çanta e një fëmije që peshon 25 kg në fillore peshon mbi 15 kg nga ngarkesa.

Pse nuk bëhet reforma?

Sepse nuk duan të bëhet. Sepse politika luan teatër me ne. Se të rinjtë zgjohen me mendimin si t’ia bëj të antarësohem në një parti që të paguajnë për të duartrokitur. Ata flenë me këtë mendim dhe zgjohen sërish ashtu. Sepse për 25 vite me rradhë politika shqiptare është ankuar për 45 vite komunizëm.

Kujt dreqin i duhet kjo? Sepse këtu askush nuk qan për kombin tim. Nuk i kam dëgjuar kurrë të flasin për të mirën e popullit tim, por thjesht të akuzojnë njëri tjetrin për gjëra të ndryshme.

Në vende si këtu (kryeministri), vende në parlament dhe në vende të tjera ne askush na lejon të themi të vërtetën.

Dhe për të ardhur tek pyetja juaj. A po komunikoni ju në formën e duhur me ne?

Ju jeni ambasadorë dhe po e bëni shumë mirë punën tuaj. Por askush nuk do t’iu dëgjojë sepse vendi im nuk ka ndërgjegje. Sepse askush nuk i lejon të kenë një të tillë.

Doni të bëni diçka për këtë vend? Sillni 140 politikanë Jo Shqiptarë, jepuni pashaportë shqiptare dhe na ndihmoni të ecim përpara. A e dini që askush këtu nuk do të qëndrojë, të gjithë duan të ikin? Pyeti vetë? A doni të rrini këtu dhe më pas do të dini të vërtetën.

vlllll

vajzaaaaaflogertaaaa

Ju sugjerojmë

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
Aktualitet

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

20 Qershor, 2025 12:14 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Aktualitet

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

20 Qershor, 2025 12:11 pm
Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
Aktualitet

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

20 Qershor, 2025 12:07 pm
Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
Aktualitet

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

20 Qershor, 2025 11:55 am
VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve
Aktualitet

VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

20 Qershor, 2025 11:51 am
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

20 Qershor, 2025 11:30 am
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

20 Qershor, 2025 11:26 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu denoncon zhdukjen e të atit, 84-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

20 Qershor, 2025 11:20 am
Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës
Aktualitet

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

20 Qershor, 2025 11:11 am
Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO
Aktualitet

Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO

20 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Video/ Nëna mizore, shikon foshnjën duke u mbytur por ….

Video/ Nëna mizore, shikon foshnjën duke u mbytur por ....

VideoHorror/Ja si futbollisti i Brighton i shkatërron këmbën kundërshtarit

VideoHorror/Ja si futbollisti i Brighton i shkatërron këmbën kundërshtarit

Pronari i Leicester: Vardy vinte i dehur në stërvitje, ja si e bëmë yll

Pronari i Leicester: Vardy vinte i dehur në stërvitje, ja si e bëmë yll

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
20 Qershor, 2025

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është jashtë funksionit. Shkak është bërë një sulm nga grupi i hakerave “Homeland Justice”,...

Lexo më shumë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
20 Qershor, 2025

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij 88 vjeç, policia nis procedimin penal ndaj të birit. Po kështu sipas Policisë...

Lexo më shumë

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
20 Qershor, 2025

Dy aksidente në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës shkaktuan trafik të rënduar paraditen e sotme, 20 qershor. Disa automjete...

Lexo më shumë

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
20 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel në kuadër të Samitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Lajmin Spiropali e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com