Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra/ Të ndryshohet ligji, Presidenti të zgjidhet me votë nga qytetarët

2016/05/07 at 1:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Letra/ Të ndryshohet ligji, Presidenti të zgjidhet me votë nga qytetarët

Shqipëria në 26 vite pluralizëm e ka zgjedhur Presidentin e saj përmes Parlamentit. Por, tre ish-Presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi në një letër publik drejtuar klasës politike kërkojnë që kreu i shtetit të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë.


Letra i është dërguar Kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare, Anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi si dhe Anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Letra

I nderuar kryetar i Kuvendit,

Të nderuar kryetarë të grupeve parlamentare,

Të nderuar anëtarë të Komisionit për Reformën në Drejtësi,

Të nderuar anëtarë të Komisionit për Reformën Zgjedhore,

Përgjatë 15 viteve kemi pasur nderin dhe përgjegjësinë të shërbejmë në krye të shtetit, në një periudhë ndryshimesh intensive politike dhe kushtetuese brenda sistemit politik e qeverisës. Njohja nga afër e problematikës dhe aplikimi i kompetencave dhe funksioneve në bashkëveprim me institucionet e tjera dhe në raport me pritshmërinë qytetare, na ka dhënë rastin të nxjerrim konkluzione e sugjerime, të cilat shkojnë në dobi të interesit publik dhe të jetësimit afatgjatë të demokracisë funksionale.

Bindja jonë është se ndryshimet kushtetuese (2008) lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, me sistemin zgjedhor, si dhe ndryshimet e vazhdueshme në institucione të veçanta të drejtësisë, kanë rezultuar jo efikase dhe problematika për cilësinë e sistemit qeverisës në vend. Bazuar në përvojat tona dhe në analizën e funksionimit të sistemit përfaqësues në Shqipëri, ne ju adresojmë përmes këtij komunikimi, tri probleme, të cilat, vlerësojmë se janë me rëndësi parësore në stadin aktual të vendimmarrjes dhe të ecurisë së procesit demokratik në Shqipëri.

Së pari, është dhe mbetet jetike për vendin realizimi i plotë dhe në kohë i reformës në drejtësi. Përpjekjet e ekspertëve tanë dhe të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Komisionin e Venecias, për jetësimin e reformës, meritojnë vlerësim dhe konfirmim me vullnet të qartë politik nga partitë politike parlamentare. Reforma në drejtësi është mbi të gjitha në dobi të vendit, të reformave, të procesit integrues, të qytetarëve, të cilësisë së demokracisë dhe në fund mund edhe të jetë një çështje me interes pragmatist të partive të caktuara politike.

Në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk duhet pranuar që ky interes i fundit të bëhet dominues dhe të mbajë peng vendimmarrjen e nevojshme për reformën në drejtësi. Nga ana tjetër, nevoja jetike për reformë, nuk duhet kurrsesi të përdoret për të arritur përmes saj në përmbushjen e axhendave ose qëllimeve të caktuara politike, por procesi, drafti dhe vendimmarrja duhen trajtuar me transparencë, me dinjitet, me seriozitet dhe me akte konkrete që tejkalojnë interesat partiake dhe që mundësojnë de facto një reformë sa më të plotë, sa më funksionale, sa më të besueshme dhe sa më afatgjatë.

Së dyti, ne mendojmë se sistemi ynë përfaqësues politik është i cunguar dhe nuk shpreh sovranitetin e popullit, siç kërkohet nga Kushtetuta. Sistemi zgjedhor i aplikuar prej vitit 2009 ka rezultuar problematik, ka kufizuar ndjeshëm konkurrencën politike, ka krijuar një parlament me prurje larg nevojave dhe pritshmërive publike, ka ulur besimin qytetar tek vota dhe ka krijuar një cikël të mbyllur, diskriminues dhe të diferencuar për aktorët konkurrues politik, kandidatët e pavarur, partitë e reja dhe të vogla, si dhe për grupet qytetare kritike ndaj sistemit.

Komisioni aktual për reformën zgjedhore ka rastin, shansin dhe përgjegjësinë të ndërhyrje në thelbin e reformës për ti dhënë fund praktikave të emërimit të shumicës së parlamentit nga kryetarët e partive kryesore, për ti dhënë fund administrimit partiak të zgjedhjeve, për ti dhënë zgjidhje shqetësimit të madh të korrupsionit elektoral, si dhe për të mundësuar votimin e emigrantëve dhe jetësimin e standardeve më të larta zgjedhore të denja për një vend që meriton ftesën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Së treti, në kuadër të ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhore, është rast të theksojmë se çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës duket të jetë patjetër edhe çështje e trajtimit në ndryshimet e reja kushtetuese. Referuar praktikave të vendeve të tjera ish komuniste me ngjashmëri në traditë apo praktikë demokratike, (Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Rumania, Bullgaria, Polonia, etj, dhe së fundi edhe Moldavia) zgjedhja e Presidentit bëhet direkt nga qytetarët, pa ndryshuar natyrën parlamentare të sistemit republikan.

Për vetë traditën e brishtë demokratike, kulturën politike dhe problematikat e shumëllojshme në bashkëpunimin institucional, Shqipëria ka qenë dhe mbetet një vend që prodhon kriza politike dhe sot e në të ardhmen ne kemi nevojë për institucione që kanë forcë e legjitimitet të ndikojnë në parandalimin e krizave apo në zgjidhjen e tyre. Mbi bazën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë institucioni i Presidentit të Republikës është i vetmi institucion që mund ta përmbushë këtë rol specifik në hierarkinë e institucioneve kushtetuese dhe politike.

Për ta mundësuar këtë, vetë Presidenti ka nevojë për mandat më të gjerë sesa mazhoranca e një partie apo koalicioni politik, ka nevojë për testim dhe mbështetje publike. Zgjedhja e Presidentit direkt nga qytetarët rrit besimin e qytetarëve në sistemin politik e përfaqësues, sjell cilësi përfaqësimi, i jep fuqi dhe legjitimitet më të madh qytetar Presidentit dhe e ndihmon atë të ushtrojë më mirë dhe më me lidhje të fortë qytetare funksionet e tij kushtetuese.

Të nderuar zonja e zotërinj,

Tri këto çështje të parashkruara prej nesh, janë njëherësh edhe çështje me interes të theksuar publik dhe me mbështetje të provuar publike. Siç dëshmojnë sondazhet dhe raportet e ndryshme monitoruese shqiptare e të huaja, shumica absolute e shqiptarëve kërkon një reformim të shpejtë e cilësor të sistemit të drejtësisë, reformim cilësor të sistemit përfaqësues, si dhe zgjedhjen e Presidentit direkt nga qytetarët.

Në një demokraci funksionale, siç pretendon të jetë edhe Shqipëria, elitat politike në vendimmarrje duhet të dëgjojnë zërin qytetar dhe të reflektojnë sovranitetin e tyre. Përmes kësaj letre ne, me modesti, kemi marrë përsipër të bëhemi zëdhënës të kësaj shumice qytetare dhe njëherësh, ndërmjetësues në sistemin politik e qeverisës, për institucionalizimin e vullnetit të tyre.

Ne kemi besim në reagimin tuaj të arsyeshëm, siç edhe besojmë se në grupet parlamentare në Kuvend, midis të cilëve gjenden anëtarë të nderuar dhe personalitete që kanë dëshmuar përgjegjësi institucionale dhe angazhim vullnetmirë në forcimin e shtetit ligjor e demokratik në Shqipëri, do të marrin në konsideratë mesazhin tonë dhe do të ndikojnë kështu në jetësimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë mbi tri problematikat e shtruara për zgjidhje./Panorama



Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Zbulohet piktura e kryeministrit Edi Rama, në moshën 5-vjeçare

Zbulohet piktura e kryeministrit Edi Rama, në moshën 5-vjeçare

Foto/ Aksident në Rinas, drejtuesi del nga mjeti dhe shembet në tokë

Foto/ Aksident në Rinas, drejtuesi del nga mjeti dhe shembet në tokë

Flet për herë të parë personi që bëri zbulimet e Mossack Fonesca

Flet për herë të parë personi që bëri zbulimet e Mossack Fonesca

Please login to join discussion















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}