Gjyqtarët që dhanë vendimin e dënimit me 126 vite burg mbrëmjen e djeshme për 9 imamët e akuzuar se rekrutonin shtetas shqiptarë për të luftuar për ISIS në Siri, janë marrë në mbrotjen e policisë. Që prej mbrëmjes se djeshme, ku janë shoqëruar me forca policie nëpër banesat e tyre, edhe sot gjykatësit janë në mbrojtje policore. Kjo për shkak se jo se kanë marrë një kërcënim konkret, por se ekziston frika se mbështetës të imamëve mund të kërcënojnë pas vendimit që u dha dje.
Nëse do jetë e nevojshme, mund të merret në mbrojtje edhe prokurori i cështjes që kërkoi burg për të akuzuarit. Të dënuarit janë irrituar jashtë mase me vendimin, e kanë përmendur terma në gjuhën e Kuranit dhe brenda sallës së gjyqit i janë drejtuar trupit gjykues me fjalët: “Shumë shpejt ju keni për ta marrë dënimin”.
Sakaq, mbështetësit e të dënuarve kanë kërcënuar jashtë gjykatës edhe gazetarët dhe kameramanët që të mos filmonin. Është dashur ndërhyrja e forcave të Shqiponjës që të normalizojnë situatën. Sakaq, avokati i grupit të imamëve në një prononcim për gazetarët tha se “ky vendim duhet të acarojë gjithë Republikën e Shqipërisë, është kundër besimit, asaj që ndiejnë besimtarët. Ankimin do e bëjmë ditën, jo sic u dha vendimi natën…shpallet vendimi jashtë orarit zyrtar, është shkelje e hapur…ka qenë totalisht një diskriminim nga fillimi deri në fund, vendimin e prisnim nuk është se nuk e prisnim… gjykata e dhe vendimin për 50 minuta”