Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin ‘Fakt’ në Syri.net sa i përket arrestimit të Arben Frrokut në Holandë.
Ish-Kryeministri ka bërë me dije se gjatë këtyre dy muajve që Arben Frroku është prangosur, Edi Rama i ka dërguar në Holandë një njeriun e tij.
“Në Turizmin e Pukës Arben Frroku është me Edi Ramën. I kam të filmuara, të nesërmen iku. Kaloi Muriqanin pa vënë vulën. Dija shumë mirë që prej dy muajsh Arben Frroku ishte arrestuar. Edi Rama i ka dërguar njeri në Holandë gjatë kësaj periudhe. Bisedon Rama tani se i filloi…ai është dëshmitar i tmerrshëm për Edi Ramën. U arratis me urdhër të Edi Ramës”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha.