Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Berisha dhe Meta janë dy të djegurit e Reformës në Drejtësi”

2016/04/30 at 6:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A po e shtyn Meta-Ramën drejt zgjedhjeve të parakohshme? Ja çfarë mendon avokat Ngjela

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela shkrua se, reformën në drejtësi nuk do mund ta pengojë dot asgjë. Duke e cilësuar këtë si “reformë të amerikës”, Ngjela thekson se as bashkimi i Sali Berishës me Ilir Metën nuk do të sjellë bllokim në Parlament.

Te gjithë i shoh të tulatur

Spartak Ngjela

Sa më shumë afrohen ditët e Reformës në Drejtësi, aq më tepër acarohet Berisha me taborin e tij, dhe aq më i “paqarte” tregohet Rama.
Paqartësia e Ramës e shtyn Saliun të mendojë se ai është i trembur. Dhe e sulmon me “kryengritje”. Por me këtë kryengritje Saliu mendon se vë në shqetësim edhe amerikanët.
Asnjëherë Sali Berisha nuk ka analizuar dhe vepruar dot jashtë ngarkesave vulgare të një provinciali të largët, që është rritur mes gënjeshtrës dhe kërcënimit.

Por kjo lloj metode sot është e dalë mode në Shqipëri, nga të gjithë të tremburit që ka pas shfrytëzuar Saliu; kurse politika amerikane e konsideron këtë si një lojë fëmijësh.
Në fakt, Saliu dhe i gjithë korrupsioni është i pashpresë.

Sali, Rama nuk trembet se nuk është i vetëm në ndërmarrjen për të realizuar Reformën: ajo nuk është reforma e tij, por e amerikanëve. Nëse Rama ka frike, o Sali, frikën do ta kishte nga Reforma në Drejtësi dhe nga FBI, dhe jo nga “kryengritja” jote. Por, nëse mendon se do trembesh amerikanët me kryengritjen tënde, nuk duhet të sjellësh nëpër mend të amerikanëve shtatorin e vitit 1998, por duhet që ti vetë të sjellësh e të përcjellësh nëpër mend marsin e vitit 1997. Kur vërtiteshe në jerm e thoshe “më kapen” tani, e “më kapën” pastaj.
Reforma në Drejtësi është destinacion politik për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Te gjithë ata që kanë abuzuar në shpinë të Shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve janë të trembur, dhe duhet të jenë të tillë. Por, a mund të bashkohen? Berisha dhe Meta, në pagjumësinë e tyre aktuale, sigurisht që duan bashkim.

Por, shihet se është Rama jashtë tyre. Rama nuk ka jetë politike me ata te dy, dhe di shume më tepër nga intencioni amerikan dhe gjerman për Reformën. Zvarritet në fakt; se siç duket në të tremburit hyn edhe Koçoja apo ndonjë tjetër pranë tij; por sigurisht që e obsedon Obama, takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Por, a mund të bllokohet në Parlament Reforma? Jo. Sepse po ta bllokohej Reforma në Parlament, as Saliu dhe as Meta nuk do të silleshin si aguridhë me alibinë e konsensusisit jashtëparlamentar.

Atëherë, a kuptohet se që te dy janë të djegur? Po.
Por, a mund te bashkohen? Tani është vonë, sepse bashkimi i tyre nuk është vetëm mundësia e burgut te tyre, por diçka më tepër.
Por, a mund të kemi zgjedhje të parakohshme?
Zgjedhjet e parakohshme i ka në favor vetëm Rama. Se do të ketë si kalë beteje Reformën në Drejtësi të papranuar nga Berisha-Meta; dhe përkrahjen e hapur amerikane në fushatën elektorale, njëlloj si ambasadori amerikan Rajerson në vitin 199.
Fitorja e Ramës ashtu, do të ishte drastike dhe do te qëndronte në pushtet deri në vitin 2020.

Atëherë, çdo të ndodhe?

Rama nuk e zvarrit dot më Reformën se nuk ka asnjë rrugë tjetër. Meta dhe Berisha nuk i dalin dot kundër. Me kushtet e krimit, si pretekst, nuk arrihet dot gjë me amerikanët, se thelbi i Reformës është lufta e krimit shtetëror. Domethënë, lufta kundër Berisha – Meta and Company.

Por – a do të shkojnë qetë-qetë drejt penalizimit Meta në fillim e Berisha më pas? Sigurisht që po. Kryengritje të të vjedhurve për të shpëtuar vjedhësit e tyre, nuk mund të ketë. Deri tani kemi parë në histori kryengritjen e të vjedhurve kundër vjedhësve të tyre.

Ju sugjerojmë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
OSBE tryezë për reformën zgjedhore, ftesë dhe për opozitën jashtë Kuvendit
Politikë

Partia Socialiste fiton Divjakën, ndiqet nga PD e Nisma Shqipëria Bëhet

12 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Letër Llallës/ “Pse i falëm 20% të hotel Vollgës, Emiljano Shullazit”

Letër Llallës/ “Pse i falëm 20% të hotel Vollgës, Emiljano Shullazit”

Video/ Sherr në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Gjirokastër

Video/ Sherr në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Gjirokastër

Letra rrëqethëse e mjekut sirian që po bën xhiron e botës

Letra rrëqethëse e mjekut sirian që po bën xhiron e botës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
12 Maj, 2025

Qarku i Tiranës është qarku që prodhon më shumë mandate në Republikën e Shqipërisë, me plot 37 të tilla. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com