Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Fatos Lubonja/ Shullazi, të pasurit tanë dhe shteti

2016/04/30 at 12:25 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga Fatos Lubonja/ Shullazi, të pasurit tanë dhe shteti

Nga Fatos Lubonja-


Pas arrestimit të Shullazit, dy kanë qenë titujt e medieve, që më kanë tërhequr më shumë vëmendjen. Njëri ishte ai që sillte lajmim se Shullazi deklaroi përpara gjykatës se është i papunë dhe se ka tetë klasë shkollë; tjetri që biznesmenët që kanë pësuar raketingun e Shullazit nuk kanë pranuar të paraqiten në Prokurori, madje e kanë mohuar se i kanë paguar të holla Shullazit.

Këto dy lajme meritojnë shumë komente, por dua të tërheq vëmendjen te një problem themelor mbi të cilin hedhin dritë këta dy tituj, duke i lidhur me njëri­tjetrin. I pari ngre pyetjen: Si ka mundësi që një njeri që rezulton i papunë, pa profesion – sepse me shkollim minimal – ka miliona të deklaruara dhe shteti nuk di asgjë se si e ku kullot ky qytetar i tij, që për më tepër rezulton i shënjuar nga policia si kontingjent krimi? Ku është shteti? Lajmi i dytë ndihmon t’i japim përgjigje pyetjes se ku është shteti. Ai flet jo vetëm për dobësinë e shtetit, deri në mosekzistencë, por edhe për një nga arsyet themelore të kësaj mosekzistence.

Sepse kur ngrihet pyetja se çfarë është shteti, nuk mund të mos dalësh te çështja se si mbahet shteti në këmbë që të ekzistojë. D.m.th., midis të tjerash, edhe te çështja se kush i mban policinë, prokurorinë, gjykatat që janë organet kryesore që i mbrojnë qytetarët nga krimi (pa harruar më anë tjetër shkollat dhe tërë ato institucione që kontribuojnë për edukimin dhe rritjen morale kulturore të qytetarëve – kjo edhe si parandalim i krimit). Përgjigjja është shumë e thjeshtë: një shtet që funksionon sipas parimeve të shtetit modern kapitalist mbahet në këmbë nga kontributi që derdhin qytetarët e tij për të.

Dhe në këtë pikë të arsyetimit duhet të kujtojmë se kontribuuesit e parë kryesorë janë ata që fitojnë më shumë: të pasurit. D.m.th., kategoria e të kërcënuarve në fjalë. E pra, pyetja shtrohet: Sa të pasur kemi ne në këtë të ashtuquajturin shtet, që kanë vetëdijen se shteti janë ata ngase pa paratë e tyre nuk mund të funksionojë mirë as policia e as prokuroria e gjykatat që duhet t’i mbrojë nga krimi? Sa të pasur kujdesen për mirëmenaxhimin e parave që ata derdhin, nëpërmjet taksave për shtetin në mënyrë që të zgjidhen politikanët më të mirë, policët, prokurorët e gjyqtarët më të mirë, më të përgjegjshëm?

Sa janë ata që kërkojnë llogari për keqmenaxhimin e kësaj paraje kur shohin të ndodhin ngjarje si kjo me Shullazin? Shumëkush, duke lexuar këto pyetje do të më përqeshë si naiv e do të thotë: Ti e di shumë mirë përgjigjen: zero! Por edhe kjo përqeshje është pjesë e problemit, sepse tregon se ne jemi mësuar me një situatë anormale, me një sistem politikoekonomik, me mosekzistencën e shtetit tonë në kuptimin e atij shteti që i shërben qytetarit dhe mbron qytetarin.

Mirëpo unë u them se ngjarje të tilla hedhin dritë në formën më tragjike mbi shkallën e kësaj mosekzistence dhe bëjnë thirrje ulëritëse për ndryshim, pasi tregojnë se vjen një moment kur sistemi i ngritur keq kthehet e godet deri edhe arkitektët e tij. Sepse ngulmoj se të pasurit tanë janë arkitektët kryesorë të kësaj gjendjeje, si anë tjetër e medaljes së politikanëve që i akuzojmë aq shumë – edhe pse tashmë gjithnjë e më shumë të parët dhe të dytët i sheh nën të njëjtin kostum dhe jo rastësisht.

Zgjedhja e pagesës në vend të denoncimit, frika që kanë sot të pasurit tanë për të dëshmuar vjen ngase pasurimi i tyre nuk ka shkuar krahas forcimit të shtetit dhe forcimit të të gjithë shoqërisë. E kundërta ka ndodhur: ata së bashku me politikanët kanë ngritur një sistem pasurimi në kurriz të mbajtjes dobët të shtetit dhe varfërimit të qytetarëve të tjerë. Në fakt, ky i ashtuquajturi shtet i yni nuk është gjë tjetër veçse një aleancë mafioze e shumicës së të pasurve tanë me politikanët tanë për të grabitur pjesën tjetër të qytetarëve.

Rëndom, të pasurit tanë, në vend se të paguajnë taksa me të cilat të ndërtohet shteti, nxitojnë të paguajnë nën dorë, në mënyrë të paligjshme politikanë, për të rritur përfitimet e tyre. Rëndom shtetarët tanë, në vend se të mbledhin taksat e t’i përdorin ato për punë publike, u kërkojnë të pasurve tanë t’u bëjnë ndonjë punë publike gratis, d.m.th., në mënyrë të paligjshme, sa për t’u hedhur hi syve qytetarëve, e pastaj ua shpërblejnë dhjetëfish me tenderë e më the të thashë po me paratë e grabitura këtyre qytetarëve. Edhe paratë që i kanë dhënë Shullazit të pasurit tanë nuk i kanë problem se i nxjerrin nesër përsëri nëpërmjet këtij sistemi. Në këtë kuptim, edhe pse nuk janë vrasës (ndonëse ka edhe shumë prej tyre që për t’u pasuruar kanë aplikuar edhe këtë profesion), ata nuk janë të ndryshëm nga Shullazi. Të dyja palët janë kundër shtetit.

Përfundimi është i qartë, më duket: Për të dalë nga kjo gjendje e mosekzistencës së shtetit si shërbim për shkak të shtetit që funksionon si vegël e këtyre të pasurve, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për një tjetër elitë politike, por edhe për një tjetër elitë ekonomike



Ju sugjerojmë

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

11 Maj, 2025 8:39 am
Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…
Aktualitet

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

11 Maj, 2025 8:30 am
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

Shqipëria voton/Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë!

11 Maj, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

11 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2025

11 Maj, 2025 8:18 am
Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Para
Ja 7 mënyrat se si të shmangni piratimin e kompjuterit tuaj

Ja 7 mënyrat se si të shmangni piratimin e kompjuterit tuaj

Basha: do t’u paguajmë energjinë deri në 200 Kw dhe faturën e ujit

Basha: do t’u paguajmë energjinë deri në 200 Kw dhe faturën e ujit

Ndihma ekonomike, pagesë të plotë familjeve në nevojë

Në Shqipëri mungon krahu punëtor,por në panair pati mbi 11 mijë aplikime

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
11 Maj, 2025

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar teksa shqiptarët kanë nisur t’u drejtohen...

Lexo më shumë

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…
11 Maj, 2025

Në njësinë nr. 10 në Tiranë votohet në mënyrë elektronike. Mosha e tretë ka hasur probleme me këtë mënyrë votimi,...

Lexo më shumë

Shqipëria voton/Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë!

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
11 Maj, 2025

Pas 24 orë heshtje zgjedhore dhe pas një muaji shumë intensiv me fushatën, qytetarët shqiptarë u drejtohen sot qendrave të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
11 Maj, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com