Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’po ndodh me stadiumin e ri?

2016/04/27 at 7:24 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Na mashtruan!?

Nga Blendi Fevziu

Asgjë më shumë se sa ndërtimi i stadiumit të ri nuk duhej të kishte dominuar debatin publik në vend këtë javë. Ai që kemi sot, u ndërtua 75 vjet më parë dhe nuk është çudi, që ky i riu, të mbetet së paku për një gjysmë shekulli monumenti më i rëndësishëm i futbollit në vend. Por përtej të qenit një stadium futbolli, për hir të vendit që do të zerë në qendër të qytetit, ai do të jetë edhe një ndërtim i rëndësishëm dhe me peshë në urbanistikën e qytetit.

Nuk ka asnjë problem që ndërtimi i stadiumit ka tërhequr kaq shumë mendime pro dhe kundër. Debati mbi të duhej të kishte qenë edhe më i mprehtë. Ajo që të bën përshtypje, është tentativa për ta kthyer nga një debat nevoje në një debat luksi. Nga vështirësia që kemi për të ngritur një stadium në një debat sikur po bëjmë gjënë më të mirë që mund të bëhej në këtë rast. Debati në fakt duhej të ishte thjeshtë arkitektonik dhe urbanistik. Dhe me fare pak propagandë.

E Para, të gjithë e dimë që Shqipëria ka nevojë për një stadium në Tiranë! Stadiumi që në 1940 filloi të ndërtonte Musolini nuk bën më, nuk restaurohet më dhe nuk i kryen dot funksionet e tij.

Në këtë kontekst, ekipi kombëtar, rrezikon të shndrohet në një lajm botëror duke u bërë i vetmi ekip në glob që nuk lejohet të luajë në Kryeqytet sepse nuk ka kushte.

E dyta të gjithë e dimë, që Shteti, Federata dhe gjithë kombinimet e mundshme dështuan të ndërtojnë një stadium futbolli të ri. Kostot ishin të larta dhe financimi nuk u arrit kurrë.

E treta, në rrethanat e Shqipërisë, ndërtimi i një stadiumi apo kompleksi vetëm futbolli në periferi është thuajse i pamundur. Transporti publik mungon dhe transportimi i 20 – 25 mijë tifozëve drejt atij vendi në mungesë të metrosë do ishte i pamundur. Mos harrojmë që një pjesë e tifozëfe janë gjimazistë, nxënës e studentë që nuk kanë mjetet e tyre të transportit.

Të ndodhur përpara këtyre rrethanave, Federata dhe Shteti kanë rënë dakort të zbatojnë një formulë të njohur për Shqipërinë e tranzicionit. Formulën pronar toke – investitor. Në parim, Federata dhe Shteti vënë në dispozicion tokën ku do ndërtohet stadiumi, ndërsa investitori merr përsipër të bëjë investimin duke i dhënë një përqindje të projektit të mbaruar pronarëve të tokës.

Sipas asaj që mësuam dje në emisionin Opinion, investitori do përfitojë një sipërfaqe prej 20 – 25 mijë metra katrorë ambiente shërbimsh, ndërsa Federata stadiumin dhe një sipërfaqe prej 12 mijë metrash zyra.

Për të hyrë në një raport të tillë, investitori padyshim që do të kërkojë që stadiumi të jetë i shoqëruar me ambiente shërbimesh: dyqane, salla, zyra, të cilat do t’i kthejnë atij mbrapsht vlerën e investimit. Në të kundërt, nëse nuk fiton ai s’ka asnjë interes ta ndërtojë stadiumin. Pra thënë shkurt, stadiumi po ndërtohet bashke më një qendër tregtare dhe një kullë, për arsyen kryesore se vetëm në këtë mënyrë ai mund të investohet nga një kompani. Deklaratat televizive që kulla përfaqëson identitetin shqiptar, apo mrekullitë më të fundit arkitektonike ngjajnë fare qesharake.

Eshtë më mirë të thuhet kjo është formula me e thjeshtë për të ndërtuar stadiumin pa kosto dhe kjo e bën debatin me real se sa ai mbi mrekullinë urbane.

Edhe pse, nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton që pjesa më e madhe e stadiumeve qëndrorë ndërtohen tashmë jo thjeshtë ambiente futbolli për një ndeshje 90 minuta në javë, por ansamble të jetës sociale dhe madje edhe tregtare.

E fundit, ndërtimi i stadiumit të ri aty ku është, kërkon zbatimin rigoroz të ligjit. Fasada e Stadiumit, është pjesë e zonës muzeale të mbrojtur me ligj që në Prill 2000. E ndërtuar në Gerardo Bosio në 1940, ajo zonë funksionon si një dhe e pandarë. Arkitekti i stadiumit duhet të ruajë hyrjen ballore brenda fasadës së re, duke respektuar kështu traditën, ligjin, por edhe pamjen e përgjithshme të zonës. Një detyrë e ngjashme i ishte dhënë në vitin 2010 edhe studios Spanjolle dhe ajo e konsideroi këtë të drejtë.

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
Aktualitet

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

17 Qershor, 2025 2:16 pm
Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska
Aktualitet

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

17 Qershor, 2025 2:07 pm
Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit
Aktualitet

Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit

17 Qershor, 2025 2:05 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë

17 Qershor, 2025 1:53 pm
Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj
Politikë

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj

17 Qershor, 2025 1:44 pm
Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..
Bota

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..

17 Qershor, 2025 1:41 pm
Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

17 Qershor, 2025 1:24 pm
Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…
Kryesore

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…

17 Qershor, 2025 1:03 pm
Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman
Bota

Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman

17 Qershor, 2025 12:55 pm
Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”
Kryesore

Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”

17 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Nëse ke këto karakteristika, atëherë do të mbetesh beqare

Nëse ke këto karakteristika, atëherë do të mbetesh beqare

“Salah Abdeslam është rrotë, inteligjenca e tij sa e një tavlle duhani”

“Salah Abdeslam është rrotë, inteligjenca e tij sa e një tavlle duhani”

Ja si mund të ushqeheni shëndetshëm dhe të kurseni njëkohësisht

Ja si mund të ushqeheni shëndetshëm dhe të kurseni njëkohësisht

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
17 Qershor, 2025

Blendi Himçi, deputet i PD në legjislaturën e ardhshme  foli për mediat pas përplasjeve lidhur me rinumërimin e votave për...

Lexo më shumë

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska
17 Qershor, 2025

Në Urdhrin e Psikologut vijon një debat i fortë për emrin se kush do ta drejtojë atë. Brunilda Laboviti, e...

Lexo më shumë

Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit

Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit
17 Qershor, 2025

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë
17 Qershor, 2025

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com