Deputetja shqiptare e Parlamentit të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, ka shpërthyer në lot sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kur ka guxuar të flasë hapur për herë të parë, siç u shpreh, për skandalin e një përgjimi me natyrë seksuale që synoi të përdhoste figurën e saj. Mehmeti e mori fjalën në Konferencën Rajonale të Aleancës së Grave Parlamentare.
“Unë akoma jam duke vuajtur traumën nga një goditje jo e vogël dhe kjo është paraqitja ime e parë publike pas asaj ngjarjeje. Ajo më ngelet si pyetja është sesi fitohet një betejë e tillë”, ka thënë Mehmeti.