Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm. Shpjegimin për këtë e ka bëre Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se nga “rreshqitjet e dherave nga reshjet është dëmtuar tubi kryesor i ujit të Selites. Po punojme të riparohet”.
Ndërkohë UKT që është përgjegjëse, ende s’ka njoftuar se sa kohë zgjasin punimet dhe kur do të kthehet uji në çezmat e qytetarëve të disa lagjeve të Tiranës.