Qeveria e Norvegjisë po merr një masë shtesë për të inkurajuar dëbimin me vullnet të lirë të azilkërkuesve.
Drejtoria e Emigracionit do të pagujë çdo emigranti që vendos të kthehet në atdheun e tij 10 000 kroner (rreth 1 mijë euro) shtesë.
Aktualisht qeveria norvegjeze ofron 2 mijë euro për refugjatët dhe emigrantët që të kthehen në vendin e tyre dhe oferta e re i shtohet asaj ekzistuese.
Arsyeja për këtë bonues bëhet në kuadër të rritjes së numrit të azilkërkuesve që largohen nga vendi.
Ministrja e Integrimit, Sylvi Listhaug thotë se, kjo do të rrisë koston për qeverinë, por nga ana tjetër do të ulë shpenzimet për mbajtjen e emigrantëve në vend.
“Ne duhet të joshim më shumë kthimin vullnetar duke u dhënë atyre më shumë para”, tha Listhaug.
“Me këtë gjë ne kursejmë shumë para sepse është shumë e shtrenjtë mbajtja e azilkërkuesve në vend”.
Kjo do të thotë se çdo azilkërkues që vendos të largohet nga Norvegjia në mënyrë vullnetare do të marrë rreth 3 mijë euro.
Por kushti që të përfitohet ky bonus është që duhet të ketë hyrë në territorin e Norvegjisë para datës 1 prill dhe të mos ketë shkelur afatet e qëndrimit.
Oferta vlen që prej ditës së hënë (25 prill) dhe bonusi do të jetë i vlefshëm për 500 azilkërkuesit e parë që aplikojnë kthimin vullnetar në atdheun e tyre.
Këto para ofrohen për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe familjet me dy fëmijë mund të marrin deri në 8 600 euro për të mbuluar shpenzimet e kthimit në vendin e tyre./Panorama