Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër përdorimit të elefantëve për xhiro pasi një i tillë vdiq në Kamboxhia.
Elefanti transportonte turistë në kompleksin e famshëm të tempullit “Angkor Wat”.
“Mizoria gjithnjë mundohet të fshihet duke i shkaktuar një jetë jo të mirë kafshëve duke i shfrytëzuar ata për përfitime personale”.
“ Vdekja e këtij elefanti duhet të jetë një alarm”, thonë të gjithë ata që firmosën këtë peticion.
Bamirësia Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve e quajti përdorimin e elefantit për turizëm dhe hipjen e njërëzve në të si një ndër aktivitetet më të rrezikshme gjatë pushimeve, që për një kohë të gjatë u është ofruar turistëve.
“Veterinerët arritën në përfundimin se vdekja e elefantit është shkaktuar nga temperaturat e nxehta të cilat shkaktojnë stres, goditje, tension të lartë dhe një sulm në zemër,”.
Elefanti kishte qenë mes moshës 40 dhe 45 vjeç, pra në fund të jetëgjatësisë së një elefanti aziatik.
Elefantët aziatikë janë klasifikuar si një specie e rrezikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Ka rreth 70 elefantë të tillë në Kamboxhia.
Burimi: BBC/ Përshtati: Adela Zeneli
Opinion.al