Luleshtrydhja është një nga frutat më të mira për lëkurën tuaj. Për të përgatitur një maskë për fytyrën ju duhen 2-3 lugë pure luleshtrydheje dhe një lugë e vogël me mjaltë.
Aplikoni përzierjen në fytyrë, pastaj shpëlajeni pas 20 minutash. Bëjeni këtë një herë ose dy herë në javë për ta pasur një lëkurë rrezatuese.