Blushi tha në Opinion se për mua është e qartë se po ndjekim një model ekonomik, që shpërndarja e të mirave materiale në Shqipëri nuk bëhet për shkak të zhvillimit, por për shkak të korrupsionit. Korrupsioni ka bërë shpërndarjen e të mirave materiale.
Unë doja të hyja në këtë garë, për këtë debat që t’i po më propozon, kjo do ishte arsyeja e garës time: për emigracionin, për taksat dhe punësimin.
Si mund të shikoni ju një projekt kur unë u nxora nga gara.
Njeriu beson në diçka dhe hyn në një parti, por kur kjo parti nuk bën asgjë nga ato gjëra që ti ke hyrë aty. Cfarë mundësie ke?
Unë jam përballë kësaj dileme, që partia që kam qenë është marër peng, nuk më lejon të zgjedh, nuk më lejon të zgjidhem.
Nuk bën asnjë nga gjërat për të cilat është votuar, Shqipëria po shkon në regres, edhe në kolaps ekonomik, atëherë sigurisht që njeriu ka të drejtë të shikojë pozicionin e vet me parimet e veta, në këtë rast në një parti, që përfaqëson apo nuk i përfaqëson këto parime.