Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, për “21 Janarin”.
“Mziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21 Janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reformë në drejtësi”, shprehet Rama.
Kryeministri ka shtuar më tej se, kjo është arsyeja pse opozita i druhet reformës në sistemin e drejtësisë.
“Ja pse bërtasin përditë e më fort “krimi krimi!” dhe u vete mendja deri tek armët, i tmerron drejtësia që vetëm Reforma në Drejtësi e sjell”, shkruan Kryeministri.