Të paktën dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë në afërsi të një shkolle në Francë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në afërsi të shkollës fillore Jean Racine, në Grenoble.
Sipas mediave vendase mësohet se njëri nga vikitimat ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri ka gjetur vdekjen në spital pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ende nuk ka detaje sa i përket ngjarjes, ndërsa mësohet se autori është larguar menjëherë pas krimit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes .
*Në foto, policët në vendngjarje, në Teissere, distrikti Grenoble