Ai është një nga stilistët më në zë të industrisë së modës shqiptare. I pari që theu tabutë në Shqipëri se stilistët burra duhet të qepnin për burra, e gratë për femrat.
Veshjet e krijuara nga brandi “Asllani” kanë qenë gjithnjë shumë klas dhe stil, prandaj dhe Ardi nuk mund të veshë këdo. Në një intervistë për dritare.net ai thotë se nuk mund të gjejë gjuhën e përbashkët me të gjithë personazhet publike.
“Unë jam shumë i sertë, shumë personazheve edhe VIP-ave i kam treguar derën e ateliesë sepse kur shkon tek dentisti për të kuruar dhëmbët ti nuk e di çka po bën dentisti, por e beson. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me stilistët.
I pyetur se cilëve prej këngëtarëve mund tu bënte një makeover, Asllani thotë qartazi, “të gjitha këngëtareve që dalin të zhveshura pa kuptim në videoklipe, do i bëja një total makeover sepse kanë shumë probleme. Vërtet seksi shet, por të mos përcillet vulgaritet.