Dashur pa dashur, Tana është kthyer në një personazh të programit “E diela shqiptare”. Diku me një këngë e diku me një batutë, tashmë duket se Tana e ka të pazëvendësueshëm vendin e saj, si një personazh tipik në karriget e publikut.
Por jo vetëm kaq. Me sa duket pas kaq vitesh në program, Tana ka një vend të veçantë edhe tek prezantuesi Gjebrea, i cili sot ka vendosur të ndajë më ndjekësit në instagram, këtë foto. Dhe ai duket i qeshur në prehërin e Tanës, qe e përkëdhel si nënë e dashur.