TIRANE- Një konflikt verbal është shënuar sot në kompaninë e Nikollaq Neranxit. Mësohet se policia ka kërkuar të zhvendosen dy makina të parkuara keq në autostradë atje ku gjendet edhe godina e kompanisë Neranxi. Në sherr me policinë është përfshirë edhe vetë biznesmeni i njohur, ish-deputet, Nikollaq Neranxi. Dy prej punonjësve të tij janë shoqëruar në polici. Ndërkohë pritet që policia ta zbardhë të plotë këtë ngjarje. /Opinion.al