Eshtë përfolur shumë ndarja e vajzës së Albërie Hadërgjonaj (Anxhelina) me djalin e biznesmenit dhe botuesit Irfan Hysenbelliu. Mbrëmë ka qenë nëna e Anxhelinës që ka folur për këtë lidhje. Janë të rinj dhe kanë plot kohë për gjëra serioze. Ajo nuk ka mohuar ndarjen e çiftit, duke thënë se u bënë shkak studimet e Anxhelinës dhe ndarja mund të ketë ndodhur për shkak të largësisë. Ajo nuk e fshehu simpatinë për Onin (Fatmir Hysenbelliu) duke thënë se e kam shumë xhan. A do të kthehet sërish bashkë çifti? Kjo ende nuk dihet…