Video, foto dhe informacione të shumta, janë disa prej gjërave që një njeri lë online pas vdekjes.
Facebook besohet se përmban rreth 30 milionë përdorues të regjistruar që kanë ndërruar jetë.
Teksa llogaritë në rrjete sociale mund të jenë një formë ngushëllimi për familjarët, ekspertët pohojnë se është një anë disi e komplikuar e teknologjisë për t’u menaxhuar.
Ka dy gjëra që mund t’i ndodhin llogarisë së një personi pasi vdes.
Llogaria kthehet në memorial
Nëse Facebook vihet në dijeni se një person ka ndërruar jetë, rrjeti social e kthen menjëherë llogarinë e tij në memorial, duke i lejuar njerëzve të dashur që të ndajnë kujtime dhe të vijojnë ta shohin llogarinë e këtij personi.
Fjala “në kujtim” shfaqet krah emrit të personit dhe Facebook sigurohet që askush të mos ketë mundësinë që të ketë akses në të.
Rrjeti social nuk do t’i bëjë kurrë publike të dhënat personale të një personi, edhe pas vdekjes së tij.
Profilet memorial nuk shfaqen si sugjerim apo si njerëz që mund t’i njihni, reklama apo kujtesë për ditëlindjen tyre.
Fshirja e llogarisë
Mund të vendosni që llogaria juaj të fshihet përgjithmonë një moment që ndaheni nga jeta, duke ndjekur këto hapa:
Shkoni tek “Settings”, që ndodhet të të djathtë të Facebook, lart.
Tek Menu, klikoni “Security”
Klikoni “Legacy Contact”
Klikoni opsionin për ta fshirë llogarinë përgjithonë dhe ndiqni udhëzimet që do t’ju dalin përpara.
Facebook ju lejon gjithashtu që të vendosni një personi që do ta marrë në dorë llogarinë tuaj pasi të jeni larguar nga kjo jetë./Klan