Shtatë anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të vrarë në një shtëpi në Ohio.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Byroja shtetërore e hetimit penal.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por bilanci i ngjarjes është shumë i rëndë. Mësohet se autori është ende i lirë dhe nuk është kapur nga policia.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm konfirmoi “vrasjet”, por nuk pranoi të japë më shumë informacione./RT