Klement Kolaneci, dhëndri i ishdiktatorit Enver Hoxha është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 68vjeçare. Kolaneci i lindur më 26 shkur të vitit 1948 ishte bashkëshorti i Pranvera Hoxhës dhe një nga arkitektët më të njohur shqiptar, që krijoi Piramidën dhe Pallatin e Kongreseve.
Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Në profesionin e tij si arkitekt Kolaneci numëron mbi 400 vepra arkitektonike.