Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti duke folur për përçarjen e opozitës në Kosovë, thotë se nuk e kupton vendimin e partisë së Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt për të përjashtuar VV-në nga grupi opozitar.
Në një intervistë për Ilva Taren në “Ora News”, duke folur për sondazhet, ai u shpreh se VV rezulton parti e dytë në vend vetëm 1 apo 2 pikë poshtë Partisë Demokratike të Kosovës.